Dieta e pasur me patate mund të rrisë rrezikun e diabetit gjatë shtatzënisë

0 0

Patatet janë një perime e preferuar nga shumica prej nesh. Në vendin tonë patatet prodhohen me shumicë dhe ne i kemi quajtur “edhe bukë edhe gjellë” 😀

Të skuqura, të pjekura apo në tavë, patatet janë pjesë thuajse e përditshme e menusë sonë.

Mirëpo një studim i fundit do t’ju zhgënjejë disi, pasi thotë se femrat që konsumojnë një dietë të pasur me patate gjatë shtatzënisë, vihen nën rrezik nga diabeti.

Sugjerimi i kryer për një periudhë 10 vjeçare thotë se konsumi i një diete të pasur me patate mund të rrisë rrezikun e diabetit milletus. Gjatë kësaj periudhe janë marrë nën vëzhgim 21,693 gra shtatzëna, ku 854 gra ishin prekur nga diabeti. Studimi mori parasysh faktorët e rrezikut si raca, historia e familjes, konsumi i alkoolit, mosha dhe aktiviteti fizik.

Sipas këtij studimi zëvendësimi i 2 racioneve patatesh me ushqimet e mëposhtme redukton rrezikun e diabetit gestational:

  • 9% rrezik më i ulët nëse konsumoni perime të tjera në vend të patateve;
  • 10% rrezik më i ulët nëse konsumoni bishtajore;
  • 12% rrezik më i ulët nëse konsumohen drithëra.

Pas orizit dhe grurit, patatet janë ushqimi më i zakonshëm i konsumuar në botë.

Patatet janë një burim i pasur i kaliumit, vitaminës C, fibrave dietike, dhe disa fitokimikateve.

Ka gjithashtu studime të shumta që lidhin konsumin më të lartë të patateve në një rrezik më të rritur të diabetit të tipit 2, rezistencës nga insulina dhe rritjes së koncentrimit të glukozës.

Çfarë është diabeti gestacional Mellitus?

DGM (Diabeti mellitus gjatë shtatzënisë) është një gjendje ku ka përmbajtje më të lartë të glukozës në gjak, gjatë shtatzënisë.

Ky diabet, ndryshe nga diabeti i tipit 1 nuk shkaktohet nga mungesa e insulinës. Ai ndodh kur një hormon i prodhuar gjatë shtatzënisë e pengon trupin tuaj të përdorë efektivisht insulinën.

Faktorë të tjerë të rrezikut

Edhe pse çdo grua mund të preket nga diabeti gestacional Milletus, disa gra rrezikohen më shumë:

  • Gratë që janë mbipeshë;
  • Gratë që kanë në historinë familjare të prekur nga diabeti;
  • Gratë që janë më të mëdha se 25 vjet;
  • Gratë e racës jo të bardhë;
  • Gratë që kanë lindur një fëmijë që peshon më shumë se 9 kilogramë;
  • Gratë që janë të dobëta në tolerancën ndaj glukozës.

Simptomat e diabetit gestacional

DGM nuk shfaq simptoma në shumicën e rasteve. Por në qoftë se ndiheni më të etura ose urinoni më shumë se zakonisht, mund të keni diabet gestacional. Meqenëse simptomat nuk janë gjithmonë të dukshme, është e rëndësishme që të kontrolloheni gjatë periudhës së shtatzënisë, midis 24 dhe 28 javëve.

Diagnoza:

Diabeti gestacional diagnostikohet me kryerjen e testeve të gjakut. Siç u përmend më herët, diagnoza kryhet në mes të 24 dhe 28 javëve të shtatzënisë, por mjeku juaj mund të vendosë t’jua bëjë më herët testin, nëse sheh faktorë rreziku.

Çfarë duhet të bëni nëse keni diabet gestacional?

  • Ruajtja e një plani të mirë për vaktet mund t’ju ndihmojë të ruani nivelin normal të sheqerit në gjak.
  • Hani një shumëllojshmëri ushqimesh.
  • Ndani ushqimin tuaj në racione të vogla gjatë gjithë ditës, në vend që të hani 3 vakte të mëdha.
  • Kufizoni konsumimin e ushqimeve dhe pijeve me sheqer.
  • Mos rrini pa ngrënë pasi mund të keni luhatje në nivelin e sheqerit në gjak.
  • Është mirë të konsultoheni me një nutricionist për t’ju ndihmuar të hartoni një plan të detajuar të vakteve bazuar në preferencat tuaja.

Megjithëse nuk ka dëshmi të mjaftueshme që të mbështesin idenë se konsumimi i një diete të pasur me patate sjell diabet gestacional, është mirë që të veproni siç duhet për të mos rrezikuar.

Nëse jeni diagnostikuar me DGM, përpiquni të mbani një peshë të shëndetshme dhe të ndiqni një plan të mirë të vakteve gjatë shtatzënisë tuaj.

Lexo edhe: Cila është mënyra më e mirë për të ruajtur patatet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Edhe sasia minimale e kafes...

Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e...

Koha e Qershive!

Qershitë janë ndër frutat më të preferuara që i duan pothuajse të gjithë. Edhe pse aromës, ngjyrës dhe pamjes së tyre nuk i reziston dot askush, kur bëhet fjalë për...

A mund të konsumohet majdanozi...

Majdanozi është një bimë që përdoret gjerësisht në kuzhinë në mbarë botën. Dobitë e tij për shëndetin tonë janë të panumërta. Por shtatzania është një periudhë delikate dhe si e...

Mënyra e ngrënies gjatë shtatzanisë...

Ju mund të kujdeseni për mirëqenien e foshnjës tuaj ndërsa është ende në bark. Si për shembull duke praktikuar aktivitet fizik dhe duke ndjekur një stil të shëndetshëm të ushqyerjes....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X