Gjinekologia del hapur kundër epiduralit: Të përdoret vetëm në rastet e jashtëzakonshme

0 1

Epidurali duhet të përdoret për arsye mjekësore, jo si një mjet rutinë për të menaxhuar dhimbjet. Verena Schmid, një gjinekologe me përvojë në menaxhimin e dhimbjeve, lindjen natyrale dhe lindjet e realizuara në shtëpi.

Schmid ka themeluar idenë e të lindurit në shtëpi në Itali në fund të viteve shtatëdhjetë dhe në vitin 1995 themeloi shkollën fillore të obstetrikës në Firence. Ajo është një profesore e nderuar e shëndetit dhe ka shkruar disa libra për lindjen e natyrshme si: “Dëshira për të lindur” apo “Metodat për menaxhimin e punës dhe zvogëlimin e dhimbjes gjatë lindjes.

E pyetur nga media italiane nostrofiglio.it mbi këndvështrimin e saj për epiduralin Dr. Verena, e cila ka qenë gjithë jetën pro lindjes natyrale dhe intime dhe kundër qasjeve mjekësore ka thënë se epidurali ka efekte të mundshme negative. Të tilla janë rreziku i dhimbjes së kokës për nënën apo ai i një reaktiviteti më të ulët për fëmijën.

“Ka situata në të cilat përfitimet e përdorimit të epiduralit janë më të larta se efektet e mundshme anësore, por kjo ndodh kur zbatohet një terapi specifike për t’iu përgjigjur një gjendje të saktë mjekësore. Për shembull: nëse kemi rastin e një dystoku (një lindje veçanërisht e vështirë), me një tension të fortë të nënës, epidurali lejon në relaksim që ndihmon përparimin e lindjes dhe oksigjenimin e fëmijës. Por unë nuk mendoj se duhet të propozohet si një përgjigje automatike, pothuajse mekanike, për çështjen e dhimbjes në lindje, e cila mund të trajtohet me strategji të tjera, pa asnjë efekt anësor negative,” ka treguar Schmid.

Sipas saj, kjo gjilpërë ka rreziqe për efekte anësore dhe ekziston mundësia që të përzihet me rezervat natyrale që një nënë dhe fëmija ka nevojë jo vetëm gjatë, por edhe pas lindjes.

“Në të njëjtën kohë, mendoj se në një lindje të vërtetë fiziologjike, nuk duhet ketë situata të tilla stresuese sa të bllokojnë vetë lindjen. Unë mendoj se duhet të jetë detyrë e atyre që shoqërojnë gruan në lindje për t’i shmangur këto situata. Kur lindja është me të vërtetë fiziologjike, ka sigurisht stres por për mirë: kjo do të thotë që ka një ndryshim midis stresit (dhimbjes) të tkurrjes dhe qetësimit mes dy kontraktimeve të njëpasnjëshme. Nëse është kjo situatë, unë besoj se nuk ia vlen të rrezikosh me epidural”, ka theksuar mjekja.

Ajo ka thënë se duhet një strategji themelore si ndihma e një mjeku apo e dikujt të specializuar që di se si ta shoqërojë dhe ta mbështesë gruan në këtë moment të jetës, ndoshta në një mjedis intim dhe paqësor, ku gratë mund të lindin me ritmin e tyre, pa ndërhyrje mjekësore perveçse në rastet kur ato janë rreptësisht të nevojshme.

Shumë të dhëna tregojnë qartë se aty ku ekziston kjo ndihmë ka e më pak kërkesa për epiduralin.

Schmid sugjeron strategji të tjera për të relaksuar gruan që ajo të jetë e qetë para lindjes si psh, lindja në ujë, ku duhet treguar shumë kujdes, pasi uji duhet të jetë i ngrohtë në pjesën e parë të punës për t’u relaksuar muskujt dhe pastaj të ftohet më shumë (duke arritur poshtë 35 gradë Celcius).

Gjithashtu mund të përdoren masazhet në pikat e relaksimit, menaxhim i zërit etj.

Por a janë këto strategji brenda mundësive të secilit dhe a mund të aplikohen në spitalet publike?

Sipas doktoreshës në shumë raste këto teknika janë brenda mundësive të të gjithëve, ndërsa ka gjëra pastaj që janë të varura edhe nga strategjitë individuale, si për shembull në rastin e lindjes në ujë, ku spitali duhet të posedojë vaskën.

Lexo edhe: A funksionon epidurali per grate mbipeshe?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X