Pecetat intime, ja cilat duhet te perdorni pas lindjes

0 0

Pyetjet dhe dyshimet e gruas në lidhje me periudhën pas lindjes duket se nuk kanë fund, e ndonjëherë duket se dyshimet më të mëdha i kanë nënat që tashmë e kanë sjellë në jetë më parë një apo më shumë fëmijë, ato që tashmë dinë shumë rreth kësaj periudhe dhe përsëri mendojnë se nuk dinë mjaftueshëm. Dhe është pikërisht kështu! Eksperienca që një nënë ka nevojë të ketë nuk ka mbarim! Cilat janë pecetat e duhura? Cilat të zgjedh kësaj radhe duke qënë se herën e kaluar nuk ngela e kënaqur nga zgjedhja që bëra?

Përse pas lindjes nuk mund të përdorim peceta intime normale?

Sepse fluksi i gjakderdhjes nuk do të jetë i njëjtë me atë të ciklit menstrual. Përveç kësaj mund të keni në trup një plagë epiziotomie, e cila është një plagë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe për këtë duhet të shërohet në kushtet e duhura higjenike. Pra ajo duhet të mbahet e thatë dhe larg kontaktit me bakteriet.

Cilat janë karakteristikat që duhet të kenë pecetat?

Ndërsa përmasat do t’i përshtaten fluksit të gjakderdhjes të tjerat vijojnë si më poshtë:

  • Më e rëndësishmja është materiali. Ato duhet të jenë 100% pambuk, ose me një përbërje shumë të vogël celuloze, kjo për të mbrojtur lëkurën nga irritimet. Evitoni pecetat me ngjitës, kjo pasi nuk lejojnë një ajrosje të mire.
  • Për ditët e para pas lindjes, të cilat janë edhe më delikate, duhet të zgjidhni peceta në formë garzash pambuku, të veshura edhe brenda me pambuk.
  • Me apo pa ngjitëse anësore? Për ditët e para do të ishte më mirë të ishin pa anësore. Më pas, me kalimin e ditëve mund të përdorni ato me ngjitëse anësore për më shumë rehati edhe gjatë lëvizjes.
  • Do të ishte mirë që pecetat të ishin prej pambuku ose fibre bamboo, të cilat janë totalisht natyrale dhe anti-alergjike.

Lexoni dhe:Kur mund të përdor tampon pas lindjes?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X