Një masazh delikat
Masazhet delikatë dhe të vazhdueshëm janë një ndihmë e madhe për të favorizuar bukurinë e lëkurës gjatë shtatëzanisë, kjo pasi luajnë një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e elasticitetit të saj. Edhe pse nuk mund të themi se të çarat e barkut, gjoksit, kofshëve (zmaliaturat) parandalohen apo kurohen me anën e produketeve dhe veprimeve të veçanta, mund të themi se masazhimi i lëkurës që në javët e para të shtatëzanisë mund të favorizojë elasticitetin e saj, kjo pasi ato stimulojnë një qarkullim të mirë të gjakut dhe metabolizmit të lëkurës, duke e ndihmuar atë të qëndrojë elasitke.
Masazhi i barkut
Duhet të bëhet duke përdorur një vaj të posaçëm. Nëse barku është ende i vogël mund ta bëni atë në formën e pickimeve, pra duke kapur me gishta pak lëkurë për ta lëshuar më pas lehtësisht. Më pas e rrotulloni nga pak me gishta dhe e fërkoni me butësi. Pas kësaj masazhoni në formë rrethore në të gjithë barkun. Masazhi duhet bërë nga java e 3-të e shtatëzanisë, për 2-3 herë në ditë.
Masazhi i gjoksit
Edhe lëkura e gjoksit mund të krjojë tendosjet gjatë shtatëzanisë, për këtë arsye ju duhet të përdorni një vaj të cilin mund ta përhapni me anën e lëvizjeve rrethore ose spirale, duke filluar nga anësoret drejt qëndrës së gjoksit. Evitoni zonën e thithave.
Masazhi i kofshëve
Edhe kofshët, zona gluteale dhe hijeve kanë nevojë për një kujdes të përditshëm. Në fund të dushit mund të përdorni ujë të ftohtë në lëkurë për të stimuluar qarkullimin e gjakut në lëkurë.
Masazhet në zonën perineale
Këshillohen masazhet e rregullta në zonën perineale në mënyrë që ë favorizohet zbutja e indeve. Mund të përdorni vaj të posaçëm.
Lexo dhe:Si te lehtesojme kruarjet e lekures se barkut?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu