A ndalojnë vërtet periodat kur jemi në ujë?

0 0

Nëse keni perioda me siguri keni dëgjuar disa mite ndër të cilat është edhe ajo se gjatë kohës kur jeni në ujë nuk keni perioda.

Por çfarë ndodh në të vërtetë?

Së pari duhet të dini se vetë uji kurrë nuk ndikon që të ikin periodat tuaja. Nuk ka rëndësi nëse jeni në ujë ose në majë të një mali pasi periodat tuaja do të vijnë gjithsesi.

Nëse nuk keni probleme mjekësore si çrregullimet hormonale që mund t’ju bëjnë të mos ju vijnë menstruacionet, mitra juaj do të vazhdojë të derdhë vezën e pafekonduar, edhe sikur ju të qëndroni në një oqean.

Pra duke kaluar sa më shumë kohë në vaskë nuk është një mënyrë efektive për të mos ju ardhur periodat.

Por futja në ujë mund ta bëjë të duket sikur periodat nuk po ju vijnë. Kjo është e gjitha në sajë të presionit të ujit që rrethon vaginën tuaj – ai mund të neutralizojë forcën e gravitetit që ndihmon rrjedhjen e gjakut jashtë trupit tuaj. Nuk ka magji biologjike që po ndodh këtu, është e gjitha fizike.

Në thelb, uji nuk e bën periodën tuaj të ndalojë, por mund të bllokojë daljen. Nëse planifikoni të hyni në vaskë ose të notoni në plazh pa përdorur një tampon ose një kupë menstruale, sigurohuni që nuk do të lini shenja të gjakut pas jush. Nëse keni frikë të laheni në det për shembull se mund t’ju vijë ndonjë peshkaqen nga aroma e gjakut, mos u shqetësoni aspak pasi kjo sasi e vogël e gjakut menstrual nuk mund të tërheqë peshkaqenët, kështu që largoni frikën.

A duhet të vendosim tampon ose kupa menstruale kur futemi në ujë?

Edhe nëse perioda juaj ka tendencë të jetë e lehtë, tamponët dhe kupat menstruale mund t’ju shpëtojnë kur të dilni nga uji. Kjo pasi kur dilni nga uji perioda juaj do të fillojë të rrjedhë përsëri. Dhe pastaj ju do të keni një njollë në kostumin e plazhit.

Ato gjithashtu mund të jenë të dobishme në qoftë se keni shumë mpiksje gjaku.

Lexo edhe: Ngjyra e periodave, ja çfare nenkupton per ju






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X