Gjakderdhja pa qenë me perioda, arsyet pse ndodh dhe kur duhet të shqetësoheni

0 0

Gjakderdhja mes dy periodave ose pak para fillimit të periodave mund të mos jetë gjë për t’u shqetësuar, por në disa raste mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor, siç është çrregullimi i tiroideve ose kanceri i qafës së mitrës.

Gjakderdhja e lehtë mund të ndodhë për këto arsye:

  • Mund të keni një infeksion. Mund të keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm si klamidia, që zakonisht shoqërohet me acarime vaginale. Këto acarime kronike mund të shoqërohen me dhimbje gjatë urinimit, dhimbje gjatë seksit, sekrecione, apo gjakderdhje. Nëse vëreni gjak pas marrëdhënieve seksuale, kjo mund të jetë për shkak të infeksionit, i cili “acaron indet e qafës së mitrës “.
  • Keni ndryshuar llojin e kontraceptivit. Cikli juaj menstrual varet nga nivelet e luhatshme të hormoneve. Një rritje e progesteronit ndihmon për të përgatitur një vezë për fekondim. Ndryshimi i llojit të kontraceptivit që përdorni mund të ndryshojë përkohësisht nivelet e progesteronit. Meqenëse trupi duhet të përshtatet për kontraceptivin e ri, mund të ndodhë që të keni gjakderdhje.
  • Një problem mund të ketë ndikuar në hormonet tuaja. Një javë stresuese në punë, duke fituar ose humbur disa kile, mund të prishë nivelin tuaj të hormoneve, e mjaftueshme kjo për të shkaktuar gjakderdhje. Por ka edhe probleme themelore shëndetësore që mund të bien ndesh me ciklin tuaj, përfshirë çrregullimet e tiroides (mbi- ose nën-prodhimi i hormoneve tiroide) dhe sindroma ovariane polycystic (PCOS). Të dyja këto probleme mund të shkaktojnë perioda të parregullta dhe gjakderdhje.
  • Mund të keni fibroide. Besoni apo jo, shumica e grave ( 75 ose 80%) zhvillojnë fibroide të mitrës, por shumë njerëz nuk e kuptojnë, pasi këto masa jo kanceroze mund të jenë kaq të vogla sa që nuk shkaktojnë ndonjë simptomë. Megjithatë, fibroidet më të mëdha mund të shkaktojnë dhimbje dhe siklet. Ato mund ta bëjnë të vështirë për të ngelur shtatzënë dhe të çojnë në urinim të shpeshtë (nëse shtypin fshikëzën tuaj). Fibroidet mund të shkaktojnë edhe gjakderdhje. Trajtimi për fibroidet varion në varësi të simptomave që shkaktojnë rritjen e tyre. Mjeku juaj mund të rekomandojë medikamente që rregullojnë periodat tuaja  dhe ndihmojnë në zvogëlimin e fibroideve.
  • Mund të jeni shtatzënë. Gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, gjakderdhja mund të jetë e zakonshme. Kur embrioni implantohet në mitër dhe për katër deri në gjashtë javë pas kësaj, mund të keni pak gjakderdhje. Kjo mund të jetë zakonisht në ngjyrë kafe ose të shndritshme. Nëse gjakderdhja duket sikur keni shumë perioda ose ndieni dhimbje, mund të jetë një shenjë që jeni duke përjetuar një abort.
  • Mund të jeni duke marrë medikamente të caktuara. Disa ilaçe për tiroidet për shembull shkaktojnë gjakderdhje, dhe po kështu ndodh edhe me disa lloje të ilaçeve hormonale përveç kontraceptivëve.
  • Ju mund të keni kancer të endometriumit ose të qafës së mitrës. Në disa raste, gjakderdhja mund të jetë një simptomë e një kanceri gjinekologjik si kanceri i qafës së mitrës ose i endometrialit. Nëse i zbuloni këto lloj sëmundjesh që në fillim, ka shumë mundësi që ato të jenë të shërueshme.
  • Mund të keni hiperplasi të endometriumit. Nëse keni gjakderdhje pas menopauzës, mos e injoroni atë, gjithmonë shkoni tek mjeku nëse ndodh. Mjeku juaj mund të përcaktojë nëse janë të pranishme disa qeliza anormale që rrisin rrezikun e kancerit.

Lexo edhe: Shenjat ndaj te cilave duhet te tregoni kujdes tek periodat tuaja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X