A i bëjmë dëm vetes nëse flemë me tampon?

0 0

Shumë vajza pyesin veten nëse është e sigurt të flemë me një tampon gjatë natës. Sipas Healthline nuk ka asnjë problem nëse flini me tampon por po kaluan më shumë se 8 orë rrezikoheni të prekeni nga sindroma e shokut toksik (TSS). Kjo është një gjendje e rrallë por shumë fatale dhe kërkon vëmendje urgjente mjekësore.

Për të shmangur sindromën e shokut toksik, duhet të ndryshoni tamponin tuaj çdo katër deri në tetë orë dhe përdorni tampon me absorbimin më të ulët që ju nevojitet. Përndryshe, përdorni gota menstruale ose peceta kur flini gjumë.

Sindroma e shokut toksik

Sindroma e shokut toksik është e rrallë, por është serioze dhe potencialisht fatale. Mund t’i prekë të gjithë njerëzit dhe jo vetëm femrat që përdorin tampona.

Kjo ndodh kur bakteri Stafilokokus aureus mbërrin në gjak. Kjo sindromë mund të shkaktohet edhe për shkak të toksinave të shkaktuara nga bakteret e grupit A streptokokus.

Stafilokokus aureus është gjithmonë i pranishëm në hundë dhe në lëkurë, por kur ai rritet shpejt, mund të ndodhë një infeksion. Zakonisht infeksioni ndodh kur ka një prerje në lëkurë.

Ndërsa ekspertët nuk janë plotësisht të sigurt se si tamponët mund të shkaktojnë sindromin e shokut toksik, është e mundur që tamponi tërheq bakteret sepse është një mjedis i ngrohtë dhe me lagështi. Bakteret mund të hyjnë brenda në trup nëse ka gërvishtje mikroskopike në vaginë, e cila mund të shkaktohet nga fibrat në tampona.

Tamponët që janë shumë absorbues mund të jenë më të rrezikshëm, ndoshta sepse absorbojnë më shumë mukozën natyrale të vaginës, duke e tharë atë dhe duke rritur shanset për të krijuar vrimëza të vogla në muret vaginale.

Simptomat:

Simptomat e sindromës së shokut toksik ndonjëherë mund të ngjajnë me simptomat e gripit. Këto simptoma përfshijnë:

  • ethe;
  • dhimbje koke;
  • dhimbje të muskujve;
  • të përziera dhe të vjella;
  • diarre;
  • marrje mendsh dhe probleme me orientimin;
  • dhimbje të fytit;
  • skuqje ose shenja të djegurash në lëkurën tuaj;
  • presion të ulët të gjakut;
  • skuqje të syve;
  • skuqje dhe inflamacion në gojë dhe fytin tuaj;
  • rënie lëkure në këmbë apo në pëllëmbët e duarve.

Sindromi i shokut toksik konsiderohet një emergjencë mjekësore. Nëse e keni,  duhet ta trajtoni në një spital për disa ditë. Ky trajtim mund të përfshijë një antibiotik intravenoz  dhe disa antibiotik në shtëpi.

Përveç kësaj, mund të merrni ilaçe për trajtimin e simptomave të sindromit të shokut toksik, siç është një antibiotik Intravenoz për trajtimin e dehidratimit.

Faktorët e rrezikut

Ndërsa sindromi i shokut toksik është i lidhur me përdorimin e tamponit, është e mundur ta merrni atë edhe nëse nuk përdorni tamponë.

Ju jeni në rrezik për t’u prekur nga kjo sindromë nëse:

  • Keni një plagë të prerë, të lënduar ose të hapur;
  • Keni një infeksion të lëkurës;
  • Keni bërë një operacion kohët e fundit;
  • Keni lindur së fundmi;
  • Përdorni diafragma ose tamponë vaginale, si forma kontracepsioni;
  • Keni ose keni pasur së fundmi sëmundje inflamatore, të tilla si trakeit ose sinusit;
  • Keni (ose keni pasur kohët e fundit) gripin.

Kur duhet të përdorni një pecetë ose një gotë menstruale

Nëse flini për më shumë se tetë orë dhe nuk dëshironi të zgjoheni për të ndryshuar tamponin tuaj në mes të natës, mund të jetë më mirë që të përdorni një gotë menstruale ose një pecetë. Lani duart sa herë që vendosni, zbrazni ose hiqni gotën tuaj menstruale.

Lexo edhe: Tampon vaginal ne shtatzani, si e mbron nenen?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X