Periudha e shtatzënisë duhet të ndiqet me detaje në lidhje me të gjitha produktet ushqimore që konsumoni.
Çfarë duhet të hani gjatë shtatzënisë dhe çfarë duhet të zgjidhni me kujdes?
Shumë gra shtatzana pyesin nëse lejohen vezët gjatë kësaj periudhe. Përgjigjja për këtë pyetje është si t’i gatuaj vezët gjatë shtatzanisë?
Veza në saje të karakteristikave ushqyese është një ushqim i plotë që nuk duhet të eleminohet sidomos gjatë shtatzënisë.
Vezët janë të pasura me proteina, acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe kripëra minerale.
Sipas hulumtimeve të fundit nga Universiteti Cornell dhe Universiteti i Rochester Medical Center, vezët mbajnë larg sëmundje si hipertensioni dhe stresi. Merita e gjithë kësaj është e një substance të quajtur Colina, ose vitamina J.
Por sa vezë duhet të hani në javë dhe si duhet t’i përgatisni ato?
Vezët gjatë kësaj periudhe duhet të konsumohen në sasinë e duhur. 2 deri në 4 vezë në javë. Një grua shtatzënë nuk duhet t’i humbasi vlerat e vezës për sa kohë që ajo është e vëmendshme ndaj recetave të gatimit.
Omëleta në shtatzëni është një alternativë shumë e vlefshme. Vezët e skuqura nuk janë të rekomanduara.
Omleta me Perime
Përbërësit e kësaj recete:
- 4 vezë;
- Vaj ulliri;
- Një lugë çaji gjelle me miell;
- Pak qumësht;
- 1 kokërr domate;
- Një qepë e njomë (vetëm pjesa e bardhë);
- Gjysmë kungull i njomë;
- 100 gramë djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë;
- Një spec i vogël;
- Kripë dhe piper.
Përgatitja
Si fillim pastroni perimet dhe pritini në kubikë shumë të vegjël.Grijeni qepën shumë hollë. Në një tigan që nuk ngjit hidhni vajin e ullirit dhe hidhni qepët, kuardisini pak dhe më pas shtoni domatet dhe perimet e tjera të prera në kubikë. Hidhni piperin dhe kripën dhe kuardisini herë pas here derisa volumi i perimeve të bjerë.
Nga ana tjetër, në një tas rrihni vezët, shtoni miellin dhe qumështin dhe rrihni derisa të bëhet masa e njëtrajtshme. Hidheni masën e vezëve në tigan dhe trazojeni në sekondat e para. Në momentin që pjesa e fundit nis të skuqet shtoni djathin, fikni zjarrin dhe vendosini kapak.
Pas dhjetë minutash mundohuni ta ktheni omëletën për ta pjekur edhe nga ana tjetër ose paloseni dhe lëreni të piqet edhe pak minuta. Në fund vendoseni në një pjatancë dhe servireni me kastraveca ose domate të freskëta por edhe më pak sallatë jeshile apo sallatë spinaqi.
Lexo edhe: A mund te konsumojme veze kur jemi shtatzan?
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu