A eshte e demshme larja e te porsalindurit me veze?

0 0

Në kohët e para familjet e fëmijëve të porsalindur e këshillonin nënën e re që ta bënte larjen e fëmijës duke përdorur të verdhën e vezës, sidomos gjatë 40 ditëve të para. Kjo “traditë” në disa vende ekziston ende, duke mos marrë parasysh që mundësitë për të zgjedhur një shampo të përshtatshme bebesh janë të shumta.
Por, a e di nëna e re se duke e larë fëmijën me vezë rrezikon që fëmijës ajo t’i shkaktoje alergji? Disa ndoshta edhe e dinë, pasi nuk ka pediatër që e aprovon një gjë të tillë, dhe nuk ka pediatër që nuk e paralajmëron nënën për një alergji të mundshme, por ka shumë gra që nuk preferojnë të vënë në zbatim këshillat e tyre.
Një rast të tillë mu desh ta degjoja me veshët e mi gjatë një vizite rutinë tek pediatria e fëmijës tim. Nëna që hyri në konsultore ishte shumë e shqetësuar pasi fëmija i saj nuk ishte mire. Pas një kontrolli pediatria i komunikoi nënës se fëmijës i kishte dhënë alergji veza e përdorur gjatë larjes!
Jo, nuk është e vërtetë!
Nëna protestonte me të madhe se nuk ishte e mundur një gjë e tillë, pasi nëna dhe vjehrra e saj i kishin larë në po të njëjtën mënyrë fëmijët e tyre dhe nuk kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë. Refuzimi vinte me një ton të lartë zëri dhe ndoshta ajo grua në veten e saj kishte te drejtë. Kishte të drejtë pasi në kohën e mëparshme mënyra e rritjes së fëmijës ishte krejt ndryshe dhe “padija” shpesh bënte që shumë probleme shëndetësore të këtij tipi të kaloheshin pa u vënë re. Por, edhe mund të kishte qënë fat i mirë që të mos kishte ndodhur vërtet një alergji.
Alergjia nga veza
Alergjia nga veza është alergjia më e shpeshtë në fëmijë dhe prek 2.5 % të fëmijëve, kryesisht në fëmijërinë e hershme. Fëmija mund të jetë alergjik ndaj të gjithë komponentëve të vezës, ose vetëm të bardhës apo të verdhës. Në mjaft raste kjo alergji largohet rreth moshës 5 vjeçare, por këta fëmijë kanë predispozitën për të zhvilluar Asthma Bronchialis dhe Rhinitis Alergjik.
Larja me vezë, fare e panevojshme!
Nëna! Për hir të shëndetit të fëmijës duhet të hiqni dorë nga një “ritual” i tillë, jo vetëm për arsyet e përmendura më sipër, por edhe për faktin se sot ne treg ekziston një gamë e gjërë produktesh për fëmijë të cilat kanë një variacion të ndryshëm çmimesh. Sot tregu ofron produkte shumë cilësore më të përshtatshme për lëkurën delikate të fëmijës së porsalindur me cmime të pranueshme për të gjitha shtresat ekonomike.
Si duhet bërë vaksinimi në rastet kur fëmija shfaq alergji ndaj vezës?
Vaksina e gripit është e vetmja vaksinë e rutinës që nuk duhet të aplikohet tek fëmijët alergjikë ndaj vezës. Ndërsa vaksina e MMR ( Fruth-Parotit-Rubeolë ), që dikur është diskutuar mjaft për të mos u aplikuar në fëmijët me alergji ndaj vezës, sot mund të aplikohet.
Duhet që veza dhe gjithë produktet që e përmbajnë të përjashtohen nga dieta. Duhet të lexoni me kujdes përbërjen e gjithë produkteve të gatshme që konsumoni, në mënyrë që të siguroheni se nuk përmbajnë vezë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X