Të përzierat janë të pranishme në periudhën e shtatzanisë të çdo gruaje.
Por si t’i luftojmë të vjellat me anë të ushqimeve?
Ushqimi është një aleat i madh kundër të vjellave. Uji për shembull është një stimulues për të vjellat. Por nëse në vend të ujit normal pimë ujë të gazuar me pak limon të shtrydhur kemi mundësi të luftojmë kundër të vjellave. E rëndësishme është që të shmangim pijet që rrisin aciditetin e stomakut (kafe ose lëng portoklli).
Cilat janë ushqimet e tjera kundër të vjellave?
Ushqimet kundër të vjellave janë të rëndësishme sepse e ndihmojnë nënën të ndjekë një dietë të caktuar. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të harroni pa konsumuar ushqime që kanë në përmbajtje të tyre karbohidratet si patate dhe bukë. Këto ushqime janë lehtësusese dhe të heqin ndjenjën e të vjellave.
Edhe nenexhiku ka të njëjtën karakteristikë në shijen e saj. Të ndihmon për të luftuar të vjellat.
Shkaqet e përzierjes
A keni menduar ndonjëherë se çfarë i shkakton të përzierat?
Ekspertët shprehen se shkaqet e përzierjes janë shumë dhe me origjinë të ndryshme. Por është diçka tipike e muajve të parë të shtatzanisë dhe kryesisht është shkak faktori hormonal. Gjatë shtatzënisë mund të ndodhë që të përzierat të shoqërojnë deri në muajin e fundit.
Si të ndaloni të vjellat?
Përveç ushqimeve të veçanta që ndihmojnë është mirë që të hani pak dhe shpesh çdo dy orë. Jepini përparësi ushqimeve të kripura dhe të thata. Mos kombinoni ushqime të ngurta me të lëngshme. Përpiquni që ushqimin ta përtypni mirë dhe për një kohë të gjatë.
Lexo edhe: Te vjellat e mengjesit, si ndikojne tek femija dhe tek gruaja?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu