Te vjellat e mengjesit, kur fillojne?

0 0

Të përzierat dhe të vjellat e mëngjesit janë një prej shenjave më tipike të shtatëzanisë, të cilat shpesh janë shumë të vështira të mbahen nën kontroll nga gruaja. Tek disa gra ato mund të mos shfaqen vetëm në mëngjes, por gjatë gjithë ditës dhe natës.

Kur fillojnë të vjellat e mengjesit?

Mund të dëgjoni nëna t’ju thonë se kanë pasur të vjella para se të marrin rezultatin pozitiv nga testi i shtatëzanisë, që i kaë ndier rreth javës së 5-6 të shtatëzanisë, apo që nuk kanë pasur asnjë episod të tillë gjatë gjithë shtatëzanisë. Cdo grua i përjeton ndryshe, dhe me kohëzgjatje jo të njëjtë. Mund t’ju themi se në më të shumtën e rasteve të vjellat shfaqen rreth javës së 4-8 të shtatëzanisë.

Kur zhduken të vjellat?

Të vjellat zakonisht zhduken rreth javës së 16-20, edhe pse disa nëna mund t’i përjetojnë deri në momentin e lindjes. Zakonisht ato zgjatin nga 2-4 muaj, dhe sipas mjekëve gratë që i përjetojnë janë më pak të rrezikuara për të pasur abort spontan.

Karakteristikat

Disa nëna i ndiejnë vetëm në mëngjes, dhe disa të tjera gjatë gjithë ditës, madje edhe natën. Zakonisht të vjellat i paraprin një sasi e madhe pështyme në momentin e zgjimit, si edhe në cdo rast kur stomaku është bosh. Ndonjëherë i provokon ndonjë aromë jo e këndëshme ushqimi apo pije, apo edhe aromë parfumi, detergjenti etj. Më të mëdha të vjellat zakonisht do të jenë pasi është konsumuar mëngjesi apo darka. Kjo gjendje mund të shoqërohet shpesh edhe me dhimbje stomaku dhe irritim të mukozave të gojës, sidomos nëse të vjellat janë të shpeshta.

Lexoni edhe: Cfare i shkakton te vjellat e mengjesit?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X