Ja cfare i shkakton te vjellat ne shtatzani

0 0

Tek disa gra vetëm ideja e të konsumuarit të një ushqimi mund të shkaktojë të vjella apo të përziera, gjë e cila mund të favorizohet edhe nga aroma e ushqimeve, produkteve të higjenës e kështu me radhë.
Ju duhet të dini se këto janë shqetësime shumë normale të shtatzanisë, megjithatë jo të gjitha nënat mund t’i ndiejnë. Nëse gjatë shtatzanisë tuaj nuk keni të vjella nuk duhet të shqetësoheni pasi është diçka normale. Sipas “Obstetrics&Gynecology”, 1 në 4 gra nuk vuajnë nga të vjellat gjatë shtatzanisë. Në disa raste gruaja mund të kërkojë ndihmën mjekësore, kryesisht nëse të vjellat janë shumë shqetësuese.
Gra të ndryshme, simptoma të ndryshme
Të vjellat mund të shfaqen në mënyra të ndryshme për gra të ndryshme, dhe ndonjëherë edhe në mbrëmje apo pasdite. Në disa raste ato mund të shfaqen edhe gjatë natës. Zakonisht shfaqen në javën e 9 dhe zhduken në javën 16-20. Nëse vazhdon pas këtyre javëve ndoshta gruaja ka ndonjë shqetësim në metabolizëm apo gastro-intestinal.
Përse ndodh?
Hipotezat janë të ndryshme dhe një prej tyre lidhet me ndryshimin e nivelit të hormoneve, dhe më me rëndësi konsiderohet ndryshimi i gonadotropinës korionike dhe estrogjenit. Gjithashtu ato mund të shkaktohen edhe nga ushqime apo aroma të cilat janë të rrezikshme për fëmijën, sidomos në trimestrin e parë. Edhe roli gjenetik luan një rol jo pak të rëndësishëm, duke bërë që këto simptoma të jenë edhe më të mëdha në rast se shtatzania është molare apo me binjakë.

 

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X