Rozmarina është një bimë aromatike. Është një shoqëruese e shkëlqyer me mishin e pjekur dhe me tavën me patate. Efekti që ka rozmarina është që aromatizon ushqimet dhe ju jep atyre një shije të veçantë dhe të shijshme.
Por a mund të përdorim rozmarinë gjatë shtatzanisië?
Po mund të konsumohet, por në mënyrë të moderuar. Nëse konsumohet në sasi të mëdha ka efekte negative duke shkaktuar dhimbje barku ose djegie. Bimët aromatike në kuzhinë përdoren shumë.
Por çfarë mund të përdorim tjetër gjatë shtatzanisë?
Dafina ndikon pozitivisht në funksionalitetin e aparatit gastrointestinal. Kjo është arsyeja pse përdorimi i saj mund të jetë veçanërisht i dobishëm në formën e çajit të tretjes. Zierja e dafinës është një mjet i shkëlqyeshëm kundër çrregullimeve të stomakut, i zakonshëm në këtë periudhë.
Dafina ka veti terapeutike që nuk duhet të nënvlerësohet në lidhje me aspektin e tretjes. Por ka edhe efekte pozitive në sistemin e frymëmarrjes. Gjethet e dafinave eleminojnë kollën. Përveç kësaj, mund mund të shërbehet në formën e çajit i cili është i dobishëm në rastet e etheve dhe gripit.
Gjithashtu është një stimulues për tu djersitur. Gjithashtu dafina ka efekt të jashtëzakonshëm në qetësimin e reumatizmës, artritin dhe dhimbjen e muskujve. Përgatitija e dafinës është e lehtë dhe e shpejtë. Në një tenxhere shtoni ujë dhe më pas gjethet e dafinës. Lëreni të valojë dhe më pas shtoni pak sheqer.
Koper
Shija dhe aroma e saj janë shumë të veçanta dhe të ndryshme nga çdo barishte tjetër. Degët, farat dhe kërcelli i koprës janë përdorur që në mjekësinë e lashtë kineze për të trajtuar problemet të shumta shëndetësore. Që në lashtësi kopra është përdorur për të rritur oreksin dhe për të shtuar qumështin e gjirit tek nënat lehonë.
Koper është e pasur me hekur dhe aminoacide që ndihmojnë me trajtimin e anemisë. Këto aminoacide stimulojnë prodhimin e hemoglobinës dhe në formimin e një sërë përbërësve të tjerë të gjakut.
Mente
I përket familjes labiate, të llojit mente dhe është në forma të ndryshme. Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium, kalium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide
Mente ka disa veti:
Pastruese
Shumë e dobishme në rastet e erës së keqe të gojës: duke bërë gargarë me lëngun e përftuar nga 5 mg gjethe mente me 100 ml ujë, ky problem mund të marrë fund menjëherë.
Ka veprim aromatik
Mente përdoret gjithmonë në kuzhinë, falë veprimit të saj aromatik dhe shpesh gjendet në pjatat e kuzhinës italiane. Por ajo përdoret edhe për prodhimin e pijeve, likereve dhe produkteve të ëmbla.
Veprim “çlirues”
Mente dhe esenca e vajit të saj ka një veprim “çlirues”, që do të thotë se qetëson muskulin unazor ezofageal, duke reduktuar volumin e gazrave në zorrë.
Të gjitha këto duhet të përdoren por pa e ekzagjëruar.
Lexo edhe: Dieta fillestare e shtatzanise
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu