Çfarë duhet të hamë gjatë shtatzanisë?
Fjala dietë vjen nga greqishtja, zakon, mënyrë e jetëses. Dieta i referohet një plani ditor të ndjekur që zbatohet në përiudha të shkurtra ose të gjata kohore. Ështe e rëndësishme për të pasur një dietë të ekuilibruar për shkak se ke të përfshira të gjitha kaloritë e nevojshme. Në këtë mënyrë edhe trupi funksionon më mirë dhe ka të gjithë përbersit e nevojshëm. Aktiviteti sportiv është shumë i rëndësishëm.
Konsumoni ushqime që nuk kanë yndyrë.
Në shtatzëni ajo që ka rëndësi është se si t’i sigurojmë fëmijës gjithçka që ai ka nevojë në mënyrë që të rritet i shëndetshëm në barkun e nënës. Dieta ideale është ajo që përcaktohet nga mjeku që ju ndjek shtatzaninë. Çdo grua ka një dietë të ndryshme për shkak të ecurisë të shtatzanisë.
Ushqimi është një element i rëndësihëm për të siguruar shëndetin e nënës dhe fetusit. Gruaja duhet të informohet se çfarë ushqime duhet të marri gjatë shtatzanisë. Rekomandohet se gjatë kësaj periudhe një grua shtatzanë duhet të sigurojë të paktën 0.4 mg në ditë të acidit folik para ngjizjes dhe ta vazhdojë gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Është e domosdoshme që javët e para të shtatzënisë të merren sasi të bollshme të frutave dhe perimeve. Për shembull, kivi në shtatzëni siguron një sasi të mirë hekuri. Kopër në shtatzëni ka cilësi të shkëlqyeshme të pastrimit dhe tretjes. Gjithashtu ka aftësi të mira në zvogëlimin e dhimbjeve të barkut.
Karrota mund të konsumohet e papërpunuar ose në formën e lëngjeve të freskëta. Në dietën ditore është e rëndësishme që të përfshihen buka, makarona dhe orizi. Patatet në shtatzëni ndihmojnë në përfitimin e mineraleve dhe vitaminave të ndryshme. Përveç kësaj ushqimet që duhet të konsumohen në shtatzani duhet të jenë të pasura me proteina që rrjedhimisht i kanë ushqime si: peshku, mishi dhe bishtajat. Menuja e dietës gjithashtu duhet të përfshijë fibra dhe nënprodukte të qumështit si djathë dhe kos.
Qumështi dhe kosi janë ushqime që ofrojnë përfitime të shumta për nënën dhe fëmijën. Qumështi e ndihmon në zhvillimin e duhur të sistemit skeletor të fëmijës. Kosi është i pasur me vitamina B dhe K. Përveç kësaj kosi është një zëvendësus i mirë i lëngjeve të frutave, të cilat duhet të konsumohen me një masë të caktuar, sepse janë të pasura me sheqerna.
Çfare nuk duhet të konsumojmë gjatë shtatzanisë?
Disa lloje ushqimi gjatë shtatzanisë mund të paraqesin rrezik për nënën dhe fetusin. Ushqime të papërpunuara ose gjysmë të papërpunuara si proshutë, sallam dhe mish derri gjatë kësaj periudhe rekomandohet të mos konsumohen.
Lexo edhe: Ushqimet qe ju ndihmojne ne humbjen e peshes dhe shtimin e qumeshtit
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu