Nënat që kanë një dietë të pasur me yndyra dhe sheqerna mund të jenë duke vënë në rrezik edhe brezat e ardhshëm, megjithëse ata do të ushqehen shëndetshëm. Ky është konkluzioni i një studimi të ri të kryer mbi minjtë.
Ndërkohë që studime të tjera e kanë lidhur shëndetin e grave në shtatzëni me peshën e fëmijëve të tyre gjatë jetës së mëvonshme, ky studim i ri është i pari që tregon se edhe përpara shtatzanisë obeziteti i një gruaje mund të shkaktojë çrregullime gjenetike të cilat dyshohen se mund të trashëgohen deri në 3 breza.
Si ndikon pesha e lartë e nënës tek fëmija dhe tek brezat e ardhshëm?
Këto çrregullime gjenetike janë përgjegjëse për rritjen e rrezikut nga prekja e problemeve shëndetësore si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjeve kronike të zemrës. “Zbulimet tona tregojnë se nënat obeze mund të ndikojnë në shëndetin e brezave të ardhshëm”, shpjegon Kelle H.Moley, profesoreshë gjinekologjie në “Washington University”.
“Ky studim zbuloi se vezët e nënës mund të mbartin informacion gjenetik që çrregullon mitokondrinë e cila është ekuivalenti biologjik i baterisë (energji-prodhuese) që furnizon qelizën me energji. Kjo mitrokondri me çrregullime mund të kalojë deri në 3 breza në linjën gjenetike të nënave”, thotë Moley.
Për këtë studim të publikuar në “Journal Cell Report”, studiuesit ushqyen minjtë me një dietë me përmbajtje të lartë sheqeri dhe yndyre për 6 javë përpara ngjizjes. Më pas këlyshët e lindur nga këto nëna u ushqyen me një dietë të shëndetëshme me përmbajtje të lartë proteinash dhe përbajtje të ulët yndyre dhe sheqeri.
Pavarësisht dietës së shëndetshme që u ushqyen këlyshët, ata zhvilluan rezistencë ndaj insulinës ( diabet të tipit 2) dhe probleme të tjera që preknin muskujt dhe skeletin e tyre. Por tek njerëzit, dieta e fëmijëve shpesh i ngjan dietës së prindërve, kjo do të thotë se rezultatet tek njerëzit janë shumë më të rënda se tek minjtë, të cilët u ushqyen me një dietë të shëndetshme dhe të balancuar.
Lexoni dhe: Pesha e madhe, si ndikon ne tumorin e gjirit
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu