Ka disa gjëra shumë të rëndësishme të cilat nuk duhet t’i harroni asnjëherë ndërsa kujdeseni për një të porsalindur.
Ja cilat janë ato:
• E mbani me shumë kujdes fëmijën. Qafa e tij është shumë delikate dhe muskujt nuk janë ende të zhvilluar plotësisht. Koka ka gjithmonë nevojë për mbështetje, më pas edhe trupi i fëmijës pasi mund t’ju hidhet nga krahu.
• E ndihmoni fëmijën të pijë gji. E përkëdhelni gojën e fëmijës me thithin e gjirit nga i cili duhet të ketë dalë pak qumësht pasi ta keni shtrydhur ju me dorë.
• Mos harroni ta bëni fëmijën të gromësijë pasi ka pirë. Nëse fëmija vuan nga refluksi duhet të gromësijë edhe gjatë pirjes.
• Mos e lani plotësisht gjatë ditëve të para. Këshillohet që derisa kërthiza të bjerë fëmija të lahet me anën e një cope prej pambuku.
• E vendosni fëmijën të flejë gjithmonë në shpinë. Pozicioni përmbys është shumë i rrezikshëm duke qënë se fëmija mund të mbytet. Gjithçka pasi ai nuk mund të ngrejë kokën dhe të rrotullohet.
• E ndërroni shpesh bebelinën e fëmijës. kështu do të parandaloni që lëkura e tij delikate të acarohet dhe skuqet. Nëse keni mundësi e lini për pak minuta herë pas here fëmijën pa bebelinë në mënyrë që lëkura të ajroset.
• Mbani me vete një sterilizues duarsh. Sistemi i tyre imunitar është shumë i dobët dhe ai mund të preket shumë lehtë nga infeksionet. Kështu në momentet që nuk do të keni mundësi të lani duart mund të përdorni këtë solucion.
• I bëni fëmijës masazhe në të gjithë trupin. Kështu do ta ndihmoni jo vetëm të nxjerrë gazrat e barkut jashtë, por edhe te qetësohet dhe të flejë më mire.
• Përdorni shpesh zbutës për lëkurën e tij. Edhe pse lëkura është shumë e butë mund të thahet në disa raste, kjo pasi fëmija është ekspozuar në ajër pasi ka qëndruar në ujë për 9 muaj.
• Mos e tundni kurrë fëmijën. Mund të shkaktoni dëme të përhershme në tru, dhe madje edhe vdekjen.
Lexoni dhe:Lekura e bebes, ja si te kujdeseni per te
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu