Ja si ta beni femijen te gromesije

0 0

Fëmija duhet të gromësijë patjetër pasi ka pirë dhe në disa raste edhe gjatë ushqyerjes (sidomos nëse fëmija vuan nga refluksi), kjo pasi ai duhet të nxjerrë ajrin që ka në stomak në mënyrë që të ndihet më rehat. Në përgjithësi bebet që ushqehen me qumësht gjiri kanë nevojë për më pak gromësitje pasi thithin më pak ajër gjatë thithjes.

Për sa gromësitje ka nevojë një bebe?

Nëse ai nuk ndihet rehat gjatë pirjes dhe fillon qan provoni ta bëni të gromësijë. Një strategji e mirë për ta bërë atë të ndihet më mirë do të ishte të gromësijë çdo 60-90 ml që ai pi. Nëse bebin e zë gjumi dhe duket se ndihet mirë mos e zgjoni për ta bërë të gromësijë. Kjo nevojë për të gromësitur zakonisht largohet rreth muajit 4-6.

3 mënyrat e gromësitjes

Në kraharorin apo supin tuaj: Vendosni një copë të pastër në supin tuaj për të mbrojtur veshjen tuaj nga qumështi që mund të nxjerrë fëmija. E vendosni fëmijën pranë gjoksit tuaj në mënyrë që faqja e tij të prekë supin tuaj (pozicion vertikal) dhe i bini lehtë me dorë mes shpatullave. Fëmija të qëndrojë sa më drejt.

Ulur në prehrin tuaj: Vendosni sërish një copë të pastër në prehër dhe më pas e ulni atë larg fytyrës tuaj. Me një dorë mbani trupin e tij, pëllëmba e së cilës duhet të vendoset në kraharorin e fëmijës me gishtat poshtë mjekrës, ndërsa me tjetrën t’i bini lehtë në kurriz.

Me fytyrë poshtë në prehrin tuaj: Sërish vendosni në fillim copën e pastër në prehrin tuaj. E mbështesni trupin e fëmijës tuaj (barku të qëndrojë mbi këmbët tuaja) dhe më pas sigurohuni që koka të jetë në të njëjtin nivel me trupin.

Nëse fëmija nuk gromësin pas disa minutash provoni pozicion tjetër dhe nëse sërish nuk gromësin ndaloni pasi ndoshta nuk ka nevojë ta bëjë.

Lexoni edhe: Si ta mbajme femijen ndersa jemi duke e ushqyer me biberon?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X