Lekura e bebes, ja si te kujdeseni per te

0 0

E dimë të gjithë që nuk ka lëkurë në botë më të butë se ajo e një fëmije të porsalindur, por sigurisht që kjo veçori kërkon edhe një kujdes të madh nga ana e nënës. Si duhet të kujdesemi në mënyrën e duhur për të duke qënë se është shumë e lehtë të irritohet?

Fytyra dhe duart

Është shumë e rëndësishme që fytyra  fëmijës të lyhet me një krem specifik për ta mbrojtur atë nga tharja. E njëjta gjë duhet bërë edhe me duart e fëmijës, të cilat duke qënë se duhet të lahen shpesh mund të dehidratohen. Kini kujdes në përzgjdhjen e produkteve sa më cilësore. Rekomandohet aplikimi i kremit kryesisht gjatë stinës së dimrit.

Përthyerjet e qafës dhe sqetullave

Është shumë e rëndësishme që këto zona të mbahen shumë të thata në mënyrë që të evitohet irritimi i lëkurës. Pas banjos duhet t’i thani mirë dhe të aplikoni në to një produkt hidratues. Në rast se lëkura e fëmijës shfaqet tepër  e irrituar mund të hidhni niseshte orizi në ujin që i bëni banjo.

Poshtë bebelinës

Zona e kofshëve, gjenitaleve dhe të ndenjurave të fëmijës është shumë e rrezikuar për t’u irrituar dhe prekur nga eritremat, kjo për shkak të kontaktit me urinën dhe feçet e fëmijës. Gjatë ndërrimeve të përditshme të bebelinës këshillohet aplikimi i një kremi me bazë pantenoli dhe në rastet më të rënda duhet të merret edhe mendimi i mjekut.

Ju mund të parandaloni irritimin e lëkurës duke: ndëruar shpesh bebelinën, larë lëkurën e fëmijës me ujë të vaktët, tharë mirë fëmijën dhe duke e lënë për pak minuta të ajroset, përdorur krem mbrojtës.

Veshja e duhur

Një rol të rëndësishëm në kujdesin e lëkurës së fëmijës luajnë edhe veshjet e tij. Përpiquni të evitoni çdo lloj materiali tjetër, dhe të përdorni vetëm pambukun, sidomos nëse bëhet fjalë për veshjet që janë në kontakt direkt me lëkurën e tij. Kujdes me veshjen, mos e mbingarkoni. Mbani mend se fëmija e vuan më shumë vapën se të ftohtin.

Produktet më të përshtatshme për lëkurën e fëmijës

  • Kremi me bazë zinku, kremrat dhe vajrat zbutës, kremrat me bazë kalendule, vaji i bajames, vaji i ullirit, vaji i embrionit të grurit, niseshteja e orizit (mund të hidhet edhe në ujin e banjos), kremrat me bazë pantenoli.

Të gjitha këto produkte do të rrigjenerojnë lëkurën e fëmijës duke e mbojtur atë nga agjentët irritues.

Artikuj te ngjashem: Kuroni problemet e lekures tek femijet

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X