Kujdesi per kerthizen e te porsalindurit

0 0

Kujdesi per kordonin umbelikal duhet te jete maksimal pas kthimit ne shtepi. Me menyren e duhur ai do te sherohet ne menyren e duhur.

Disa karakteristika të kordonit umbelikal…

 Ai do të bjerë brenda një kohe të shkurtër, si pasojë e bllokimit të enëve të gjakut;
 Gjatë kohës së tharjes është shumë e rëndësishme të trajtohet në mënyrën e duhur;
 Është rreth 10 cm i gjatë dhe mbyllet me anën e një kapëse plastike.
Kur bie kordoni umbelikal?
Tharja e kordonit shkaktohet nga dehidratimi i indeve, gjë e cila do të shoqërohet nga rënia e tij. Gjatë kësaj kohe është e rëndësishme që kjo pjesë të qëndrojë e thatë dhe e pastër. Pas rreth 7-10 ditësh ky kordon do të bjerë në mënyrë spontane.
Përse nëna duhet të kujdeset në mënyrën e duhur për kordonin?
Mbajtja pastër dhe thatë e kordonit umbelikal që ndodhet në kërthizën e fëmijës, jo vetëm favorizon shkëputjen natyrale por edhe ul rrezikun e shfaqjes së ndonjë infeksioni në këtë zonë delikate. Gjatë kësaj kohe këshillohet të mos I bëni banjo fëmijës, por nëse vendosni të veproni ndryshe duhet të kudjeseni që të mos e lagni aspak kërthizën. Edhe pasi ka rënë kordoni, kërthiza e fëmijës duhet të trajtohet për disa ditë më pas derisa të shërohet plotësisht. Kini parasysh se është shumë e rëndësishme që duart tuaja, dhe sidomos thonjtë të jenë tepër të pastër në momentin që do të bëhet ndërrimi dhe pastrimi i kërthizës së bebes.

Lexoni dhe:Mjekimi i kerthizes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X