Zgjidhni një moment kur ju dhe bebi juaj jeni të çlodhur dhe të qetë. Rekomandohet të bëhet gjysëm ore pasi bebi është zgjuar ose para gjumit në mbrëmje.
Teknika e duhur
Sa forcë do të ushtrojmë?
Mbyllini sytë dhe shtypni kapakët e syve. Kjo është forca që ju duhet të ushtroni edhe kur fërkoni bebin tuaj, pa asnjë shqetësim. Në zona të vogla përdorni majat e gishtave, ndërsa në zona më të mëdha përdorni pëllëmbën e dorës.
Përshkrimi hap pas hapi
Koka:
- Prekni ballin, pjesën e tëmthave dhe bazën e kokës;
- Qepallat, vetullat dhe qerpikët;
- Hundën dhe faqet;
- Zonën përreth gojës dhe veshët bashkë me zonën përreth dhe nofullat;
- Godisni lehtë dhe masazhoni pjesën e përparme të qafës me lëvizje të ngadalta, deri poshtë në shpatulla. Vendosni lehtësisht të dyja duart mbi shpatullat e tij. Përkëdheleni bebin nga qafa në shpatulla, në drejtim të kraharorit të tij.
Shpatullat dhe krahët
- Formoni një unazë me gishtat tuaj dhe gishtin e madh përreth krahut të bebit. Filloni ta përkëdhelni përreth pjesës së parakrahut dhe më tej zbrisni poshtë, drejt në krah. Kujdes kur arrini tek bërryli, sepse ai është shumë i ndjeshëm;
- Në kyçin e dorës ju mund të bëni lëvizje të lehta rrotulluese të tij. Kujdes kur i bëni të gjitha këto lëvizje, ato duhen bërë me emocion, jo mekanike.
Barku
- Masazhoni stomakun në një mënyrë rrethore (zona e organeve seksuale nuk duhet prekur);
- Përkëdheleni barkun duke lëvizur duart në drejtim të akrepave të orës, duke filluar që poshtë kafazit të kraharorit.
Kofshët
- Përkëdhelni çdo kofshë me të gjithë pëllëmbën e dorës, duke e shtypur lehtësisht në pjesën e sipërme të ijeve.Përkulni lehtë kofshët dhe gjunjët, duke i shtyrë me butësi në drejtim të trupit.
Kurrizi
- Ktheni bebin përmbys. Filloni me lëvizje të mëdha dhe të ngadalta që përfshijnë kokën, qafën dhe këmbët, gjithnjë në të njëjtin drejtim. Kaloni duart tuaja në shpatulla dhe shpinë, duke e masazhuar me majat e gishtave me lëvizje rrethore. Mos masazhoni shtyllën kurrizore, por vendosni pëllëmbët e duarve mbi të, që foshnja të ndjejë ngrohtësinë e tyre.
Për të mbyllur masazhin, vendosni duart në fillim të këmbëve dhe filloni të përkëdhelni me butësi, ndërsa zbrisni poshtë në drejtim të gishtave të këmbës. Kur të arrini tek gishtat, filloni përsëri, nga këmbët lart. Me lëvizje të buta dhe të ngadalta përfundoni masazhin, duke filluar edhe një herë nga koka deri tek gishtat e këmbëve.
Lexoni dhe:Cilat jane vajrat me te mire per te masazhuar femijen tuaj?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu