E keni menduar ndonjëherë se shumë gjëra që tani ju duken normale më parë i urrenit? Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?
1. Bebelinat, produket e larjes, heqja e bebelinës… më parë të dukej e mërzitshme kjo bisedë ndërsa tani nuk mund të bësh një bisedë më të mirë.
2. Rritja dhe zhvillimi i fëmijës. Më parë nuk ju interesonte, ndërsa tani e prisni me padurim eksperiencën e një nëne tjetër në mënyrë që të siguroheni që fëmija juaj po rritet në mënyrën e duhur.
3. Thithja e parë, hapat e parë, dhëmbi i parë, ushqimi i parë… tani mezi prisni të plotësoni ditarin e fëmijës tuaj.
4. Biseda mes mikeshave më parë ndërpritej nga tema e gjidhënies? Tani kjo nuk ju bezdis më edhe nëse jeni duke diskutuar diçka të rëndësishme.
5. Ju dukeshin nënat të fiksuara? Po tani mos jeni edhe ju një prej tyre?
6. Çfarë janë kolikat? Tashmë jeni gati të dëgjoni gjithçka rreth tyre!
7. Më parë nuk ju interesonte nëse fëmija i shoqes tuaj vuante nga konstipacioni, ndërsa tani e shikoni si diçka që duhet të jepni ndihmë për ta zgjidhur. Fëmija i gjorë sa po vuan!
8. Fotografi? Tashmë duket se nuk ekzistoni më ju nëpër foto, subjekti është fëmija juaj.
9. O zot, flasin sërish për gromësimat! Tani: o zot u hap më në fund tema e gromësimave!
10. Më parë flinit gjumë e qetë dhe nuk ju interesonin aspak problemet e nënave të tjera, ndërsa tani mendoni vetëm të bisedoni me to në lidhje me këtë.
Lexo dhe:Magjia e te qenit nene!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu