Si te trajtojmë konstipacionin (kapsllekun) tek fëmijët?

0 0

Duke filluar që nga momenti i lindjes mund të përballeni me vështirësinë e fëmijës në të defekuar, pak rëndësi ka nëse ushqehet me gji apo formulë.

Si te trajtojmë kapsllekun tek fëmijët? Më poshtë gjeni këshillat më të mira që një nënë mund të marrë në lidhje me trajtimin e konstipacionit:

  • Nëse foshnja nuk ka eliminuar mekonium brenda 24 orëve, duhet të vlerësohet për të përcaktuar shkakun, që mund të lidhet me të ushqyerit apo me një patologji të aparatit tretës. Flisni urgjent me mjekun;
  • Për beben që ushqehet me gji konstipacioni është më i rrallë, ushqyerja e shpeshtë ndihmon që foshnja të defekoj normalisht dhe feçet të jenë të buta;
  • Bebet e ushqyera me gji, por që marrin shtesa me formulë mund të kenë feçe më të forta, por feçet e forta jo detyrimisht nënkuptojnë konstipacion. Prindërit duhet të sigurohen se marrja e lëngjeve është e përshtatshme;
  • Fëmijët e ushqyer me formulë kanë shenja të kapsllëkut dhe duhet të vlerësohet: teknika e përgatitjes së formulës, sasia e qumështit të marrë, frekuenca e të ushqyerit, përbërja e ushqimit (nëse konsumon ushqime të ngurta). Ndryshimi i shpeshtë i llojit të formulave mund të ndikojë në konstipacionin.

Nëse fëmija ushqehet me formulë:

Nëse fëmija i ushqyer me qumësht formule ka konstipacion, prindërit duhet të marrin parasysh dy faktorët me rëndësi:

  • A po hollohet si duhet formula? Sigurohuni që po i shtohet sasia e duhur e ujit për të holluar qumështin. Në fillim të hidhet uji në shishe pastaj shtohet pluhuri;
  • A po merr foshnja sasinë e duhur të lëngjeve për moshën dhe peshën? Kujtoni se në stinë të nxehtë fëmijët kanë nevojë për lëngje shtesë dhe duhet të shtojnë marrjen e lëngjeve edhe me 50 ml në ditë;
  • Nëse është dhënë sasia e duhur e lëngjeve dhe formula është përgatitur korrekt por ende fëmija ka konstipacion jepni sasi të vogla (30-50 ml) ujë të valuar të ftohur midis vakteve;
  • Të bëhet masazh i barkut të foshnjës, gjimnastikë të bebit duke lëvizur këmbët e përkulura si biçikletë, palosur këmbët dhe shtyrë drejt barkut, ose varur disa lodra dhe foshnja do zgjatet që ti arrij lodrat me këmbët e tij.
  • Nëse konstipacioni vazhdon dhe foshnja nuk ka përmirësim, ju duhet të shkoni tek mjeku pediatër gastroenterolog për një trajtim më specifik.

Lexoni edhe: Recete gatimi per bebe 8+ muajsh, ndihmon ne trajtimin e konstipacionit

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X