Gjatë dy viteve të para të jetës fëmija mund të përdorë në mënyrë të vazhdueshme bebelinat dhe për këtë arsye mund të jetë shumë herë më e përshtatshme të përdorni bebelinat që lahen, pra ato bebelina që nuk janë me një përdorim të vetëm.
Këto bebelina kanë përparësi edhe në shëndetin e fëmijës sepse:
- Evitojnë kontaktin e lëkurës me substance kimike që mund të gjenden tek bebelinat me një përdorim;
- Favorizojnë një ajrosje të mirë të zonës gjenitale të fëmijës;
- Ulin rrezikun e shfaqjes së irritimeve dhe dermatitit në zonën e bebelinës dhe për pasojë nuk nevojitet ndërrimi i shpeshtë i bebelinës;
- Mundësojnë një heqje më të lehtë të bebelinës në momentin e duhur;
- Këto bebelina e bëjnë fëmijën të ndiejë më pak tronditje në raste bie gjatë përpjekjes për t’u ngritur në këmbë.
Ekonomia e familjes
Bebelinat që lahen i mundësojnë familjes të kursejë goxha para. Ato mund të përdoren jo vetëm tek fëmija i parë, por edhe tek pasardhësit. Vlera e tyre do të jetë disi më e lartë në momentin e blerjes dhe më pas familja do të ketë mundësi të kursejë para. Këto bebelina janë praktike edhe në përdorim pasi mbyllen me butona dhe gjatë larjes nuk është e nevojshme të zihen. Larja e tyre mund të bëhet njëherë në 2-3 ditë (pjesa e jashtme) në 40 ose 60 gradë.
Lexoni dhe: 10 sendet qe mund t’i dhuroni nje nene te re
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu