Bekimi me fëmijë është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një çifti. Rolet e prindërve janë të ndryshëm, por thelbësor në rritjen e fëmijës. Siç është ekperiencë e re për nënat e njëjta gjë është edhe për baballaraët, prandaj ato duhet t’i kuptojnë bashkëshortët e tyre në mënyrë që marrëdhënia të mos ftohet. Çfarë duhet të dini rreth bashkëshortit tuaj të sapo bërë baba?
1. Ai ndihet i lënë mënjanë
Pas ardhjes në jetë fëmija merr gjithë vëmendjen e nënës. Kjo është diçka normale, por mos lini pas dore as bashkëshortin. Shfaqini edhe atij dashuri.
2.I mungon përvoja
E njëjta gjë ndodh edhe me gratë, kur kanë fëmijën e parë, por për to është më e lehtë sepse ato i udhëheq instikti i nënës, ndërsa për burrat është shumë më e vështirë. Tregohuni të duruara.
3.Babi është i shqetësuar njësoj si nëna
Njësoj si ju edhe bashkëshorti ka të njëjtat shqetësime nëse fëmija është ushqyer sa duhet, përse qan, apo a i dhemb diçka.
4.Mund të ketë nostalgji për kohën që kalonit bashkë
Ardhja e fëmijës tërheq vëmendjen nga çdo gjë tjetër dhe kjo mund të bëjë që partneri të ketë nostalgji për pasditet nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Përpiquni të gjeni kohë për të qëndruar vetëm.
5.I mungon intimiteti
Partneri mund të ketë shumë dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale dhe ju duhet të dini se kjo është pjesë shumë e rëndësishme e raportit tuaj.
6.Dëshiron të ndani detyrat së bashku
Ideja se babai duhet vetëm të bëjë pazare e të sjellë në shtëpi çfarë nevojitet është e gabuar. Ndryshojini ndonjëherë rolet. Lejojeni bashkëshortin ta ushqejë ose ndërrojë ai fëmijën.
7.Ka nevojë ta falënderoni
Bashkëshorti juaj dëshiron të dëgjojë nga ju fjalën “Faleminderit”. Nëse ai ju ndihmon me diçka, mos e kurseni këtë fjalë.
8.Ka nevojë të shprehë ndjenjat
Është e nevojshme në marrëdhënien në çift që të krijoni kohë e hapësirë për të shprehur shqetësimet, nevojat e dëshirat. Mungesa e komunikimit është shkaku kryesor i shumë grindjeve.
Lexo edhe: 10 zakonet e nje cifti te lumtur
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu