7 Pjesët e trupit që njerëzit gjithmonë i harrojnë kur lyhen me krem kundër diellit

Gjithmonë ka një pjesë të trupit që ju e harroni pa lyer kur vjen puna për aplikimin e kremit për mbrojtjen nga dielli, gjatë verës. Dhe për fat të keq, deri në kohën që e vini re, lëkura juaj mund të jetë e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe mund të digjet.




0 0

Si çdo lëkurë që digjet nga dielli, këto zona janë në rrezik për dëmtimin e lëkurës ose zhvillimin e qelizave anormale më vonë.

Ndërsa qëllimi është që të parandalojmë përfundimisht një djegie të dhimbshme nga dielli, duke e menduar më gjatë, qëllimi i mbrojtjes së duhur kundër diellit është parandalimi i kancerit të lëkurës.

Këtu janë disa nga pjesët e trupit më të zakonshme që harrojmë t’i lyejmë me krem dhe si t’i mbrojmë ato:

  1. Pjesa anash dhe e pasme e qafës. Ndërsa e gjithë qafa ka nevojë për SPF – përfshirë pjesën e përparme që zakonisht është nën hijen e nofullës tuaj – faqet dhe pjesa e pasme e qafës janë veçanërisht të prekshme nga rrezet e dëmshme të diellit. Dermatologët thonë se për të mos u formuar qelizat bazale, qelizat skuamoze, madje dhe kanceret e lëkurës së melanomës në anët dhe në pjesën e pasme të qafës, duhet të aplikoni patjetër kremin për mbrojtjen nga dielli. Përveç kremit mund të vendosni një kapele që ka strehë të mjaftueshme para dhe pas në mënyrë që t’ju mbrojë.
  2. Pjesa e sipërme e gjoksit. Po flasim për zonën e gjoksit, sipër, ku bluza juaj nuk ju mbulon më, ose pranë qafës, ku duken dy kockat në të dyja anët. Edhe pse ju mund të vishni bluzë kjo pjesë e trupit shpesh mund të ngelet e pa mbuluar dhe rrjedhimish te ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
  3. Buzët. Buzët shpesh janë një zonë që e harroni kur vjen fjala për aplikimin e kremit mbrojtës nga dielli. Nëse ju janë djegur ndonjëherë buzët nga dielli duhet ta dini se sa e dhimbshme dhe sa e bezdisshme është. Për fat të keq, mjaft kancere të lëkurës shfaqen në buzë, dhe këto kancere të lëkurës mund të bëhen më agresive [dhe] kërkojnë trajtim kirurgjikal, kështu që parandalimi është thelbësor. Për fat të mirë, ka shumë kremra dielli ose balsame buzësh që janë bërë posaçërisht për këtë pjesë të trupit, dhe disa prej tyre kanë shije të mirë.
  4. Pjesa e sipërme e duarve. Pjesa e sipërme e duarve është veçanërishte endjeshme ndaj dëmtimit afatgjatë të UV dhe rrezikut të kancerit të lëkurës dhe plakjes së parakohshme.Edhe në një ditë me re, është e rëndësishme të mbroni duart tuaja, veçanërisht kur bëni aktivitete jashtë. Mbrojtja e duarve mund të parandalojë dëmtimin e djegieve nga dielli dhe gjithashtu të parandalojë zhvillimin e shenjave të plakjes së parakohshme si njollat ​nga dielli dhe piklay.
  5. Pjesa e pasme e veshëve. Majat dhe pjesa e pasme e veshëve janë një vend veçanërisht i prekshëm nga rrezët e diellit. Kjo është një nga zonat ku shfaqet shumë shpesh kanceeri i lëkurës dhe zakonisht kjo zonë harrohet kur aplikoni kremin e diellit. Jo vetëm sipër veshëve por edhe pas tyre duhet të mbrohet, sidomos nëse udhëtoni në distanca të largëta duke qenë të ekspozuar ndaj diellit. Vendosni edhe një kapele që është e gjerë dhe jua mbulon këtë pjesë.
  6. Majat e këmbëve. Pjesa e gishtërinjve të këmbëve në rast se digjet mund të bëjë që nëse vishni këpucë, sandale apo edhe çorape të keni dhimbje të mëdha. Pavarësisht nëse po pushoni në plazh ose po e kaloni ditën jashtë në një varkë ose shteg për shëtitje, mund të jetë e lehtë të harroni të mbroni majat e këmbëve tuaja, Por kjo zonë e lëkurës është e rëndësishme për t’u mbrojtur ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit. Provoni të përdorni një krem ​​dielli të mirë,  të papërshkueshëm nga uji, veçanërisht nëse do t’i lagni këmbët tuaja ose do futeni në rërë.
  7. Barku.Nëse vishni kostume që barkun e lënë të ekspozohet nga dielli, nuk duhet të harroni ta lyeni këtë pjesë të trupit. Ndonëse gratë përgjithësisht janë mjaft të kujdesshme për këtë zonë të trupit kur shkojnë në plazh, ato mund ta harrojnë kur veshin kostume që janë të ndara dhe nuk e kanë të mbuluar pjesën e barkut.

Lexo edhe: Ja pse duhet të lexoni etiketën e kremit të diellit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X