Ulja e dritës së ekranit të telefonit nuk ju ndihmon të flini më mirë

0 1

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran dhe e zëvendëson atë me hije për të zvogëluar lodhjen vizuale dhe për të kontribuar në relaksim nuk duket se nxit gjumin, ashtu siç shpresohet.

Drita blu i lodh sytë

Zbulimi vjen nga një studim i SHBA nga Universiteti Brigham Young dhe Qendra Mjekësore e Spitalit të Fëmijëve Cincinnati, botuar në Sleep Health. “Besohet gjerësisht – thonë autorët e hulumtimit – që drita blu e lëshuar nga telefonët ndërpret sekretimin e melatoninës dhe ndërhyn në ciklet e gjumit. Për të zvogëluar këtë emetim të dritës blu dhe lodhjen e syve, Apple prezantoi një tipar të quajtur Night Shift në 2016, i cili mund të rregullojë ngjyrat e ekranit në tone më të ngrohta pasi të errësohet. Pas kësaj, telefonat Android gjithashtu kanë zhvilluar një funksion të ngjashëm, dhe tani shumica e telefonave inteligjentë kanë një lloj ‘modaliteti të natës’ të dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit të flenë më mirë”.

Tek të rinjtë midis 18 dhe 24 vjeç

Për të kuptuar nëse drita blu që lodh sytë është në të vërtetë përgjegjëse për një gjumë jo të mirë natën natën tek ata që përdorin telefonin para se të shkojnë në shtrat, Chad Jensen, profesor i psikologjisë në BYU, në bashkëpunim me studiuesit në Qendrën Mjekësore të Spitalit të Fëmijëve Cincinnati ka krahasuar karakteristikat e gjumit të natës të 167 të rinjve midis moshës 18 dhe 24 të ndarë në tre grupe: ata që përdorën telefonin para se të shkonin në shtrat me aktivizimin e funksionit të ndërrimit të natës, ata që përdorën telefonin pa këtë opsion dhe ata që nuk përdornin fare telefon përpara gjumit.

Studiuesit vërejtën sasinë dhe cilësinë e gjumit, çdo zgjim të natës dhe kohën që duhej për të fjetur. Rezultatet treguan se, në lidhje me aspektet e gjumit të analizuar, “nuk kishte dallime midis tre grupeve”, tha Jensen. “Përdorimi i telefonit me “Night Shift” nuk ishte më i mirë sesa përdorimi i telefonit pa “Night Shift” apo edhe mos përdorimi i telefonit”.

Për ata që flenë shumë, më mirë pa telefon

Pasi nuk gjetën ndonjë ndryshim të rëndësishëm në rezultatet e gjumit midis tre grupeve, studiuesit i ndanë pjesëmarrësit në studim në dy grupe të reja: një i përbërë nga ata që kishin mesatarisht rreth shtatë orë gjumë në natë dhe një tjetër i përbërë nga ata që kishin fjetur më pak se gjashtë orë. Dhe u zbulua se anëtarët e grupit që kishin fjetur shtatë orë në natë – një sasi më afër tetë deri në nëntë orë të rekomanduara nga komuniteti shkencor për ruajtjen e shëndetit të mirë – gjetën një ndryshim të vogël në cilësinë e gjumit bazuar në përdorimin e tyre të telefonit. Individët të cilët nuk e kishin përdorur atë para se të shkonin në shtrat kishin përjetuar një cilësi më të lartë të gjumit sesa ata që e kishin përdorur atë, pavarësisht nëse aktivizohej funksioni “Shift Night”.

Për ata që flenë pak … nuk ka ndryshim

Sidoqoftë, në mesin e perosnave që flinin më pak se gjashtë orë në natë, nëse nuk përdornin telefonin para se të flinit nuk bëri asnjë ndryshim: “Kjo sugjeron që kur jeni shumë të lodhur të bini në gjumë, pa marrë parasysh se çfarë keni bërë pak para gjumit, do të flirni menjëherë”, shpjegoi Jensen. “Presioni i gjumit është aq i lartë saqë në të vërtetë nuk bën ndonjë ndryshim se çfarë ndodh para gjumit”.

Studimi sugjeron që gjatë shqyrtimit të ndërveprimit midis përdorimit të telefonit para gjumit dhe çdo vështirësie që haset në gjumë, nuk duhet parë vetëm prania ose mungesa e dritës blu, por edhe stimujt psikologjikë për shkak të dërgimit të mesazheve, duke parë lajmet dhe duke publikuar postime.

Lexo edhe: Mbajtja e telefonit natën nga fëmijët sjell probleme mendore






  1. Registrēties

    I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Trajtimi me Botox, çfarë duhet...

Tashmë prej dy dekadash, trajtimi me Botox ka qenë në krye të renditjes së trajtimeve më të njohura për të pasur një fytyrë më të freskët dhe më vitale. Shifrat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X