Ja pse duhet të lexoni etiketën e kremit të diellit

0 0

Leximi i etiketës është thelbësor kur blini produkte kozmetike, veçanërisht kur bëhet fjalë për kremrat e diellit, që në SHBA konsiderohen ilaçe për veprimin e tyre për të mbrojtur shëndetin. Blerja e një kremi dielli duhet të jetë një zgjedhje e vetëdijshme pas dedikimit të vëmendjes së duhur në etiketë.

Informacioni që ka rëndësi

Këto janë sugjerimet e Laura Busatës, Specialistes së Kozmetikës. SPF është elementi i parë që merret në konsideratë. Faktori mbrojtës i diellit tregon, në të vërtetë, nivelin e mbrojtjes së një produkti nga rrezet UVB, përgjegjëse për eritemën dhe djegiet: sa më i lartë të jetë faktori mbrojtës, aq më shumë ruhet lëkura. Aktualisht nuk është e mundur të formulohen kremra dielli që sigurojnë mbrojtjen 100% nga rrezet. Ju duhet të konfirmoni që produkti është testuar sipas udhëzimeve të Shoqatës Evropiane të Kozmetikës dhe Parfumerisë) dhe përmban të paktën 1/3 e filtrave UVA në krahasim me filtrat UVB. Kjo është mënyra e vetme për të frenuar këtë lloj rrezatimi i cili, duke arritur në shtresat e thella, shkakton dëme dhe përshpejton procesin e plakjes.

Rezistent ndaj ujit

I papërshkueshëm nga uji është termi që nuk duhet të jetë i pranishëm në kremrat e diellit, pasi që nuk ka asnjë produkt në gjendje të ruajë vetitë e tij të filtrimit në kontakt me ujin. Në etiketë mund të keni vetëm dy fjalë: rezistente ndaj ujit dhe shumë rezistente ndaj ujit, të përcaktuara me anë të testeve të sakta laboratorike. Nëse pas 40 minutash (80 minuta në rast të formulimeve shumë rezistente ndaj ujit) të zhytjes në ujë, faktori mbrojtës është më i madh se ose i barabartë me 50% të asaj që është deklaruar në etiketë, produkti është rezistent ndaj ujit. Në çdo rast, këshilla është gjithmonë që pasi laheni, të aplikoni përsëri krem.

Periudha pas hapjes tregon për sa muaj një produkt mund të përdoret me siguri, pasi ta keni hapur. Zakonisht kremrat e diellit duhet të kenë një periudhë të tillë prej 12 muajsh, periudhë përtej së cilës produkti nuk skadon menjëherë por nuk mund të ketë më efektin mbrojtës të mëparshëm. Që do të thotë të mos përdorni kurrë një krem dielli nga vera e mëparshme ose ta mbani atë për vitin e ardhshëm, sepse efikasiteti i tij mbrojtës ka të ngjarë të jetë më pak se ai i deklaruar në etiketë.

Lexo edhe: Mos e përdorni kurrë këtë krem dielli për fëmijën tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ekspozimi i fëmijëve në diell:...

Mbrojtja e fëmijëve nga dielli, është gjithmonë e domosdoshme, madje mund të përcaktohet si një urdhër, por nuk është e detyrueshme për foshnjat në plazh të paktën deri në gjashtë...

Si të shmangim stresin gjatë...

Kur nisemi për pushime, nga vetë fjala dëshirojmë të qetësohemi e të shkëputemi nga stresi i përditshëm. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së madhe për qetësi, vetë pushimet mund të na kthehen...

Si të kujdesemi për fëmijën...

Astma alergjike, dermatiti atopik dhe diabeti janë ndër sëmundjet më të shpeshta kronike tek fëmijët të cilët, gjatë muajve të verës, kanë nevojë për vëmendje të veçantë për pushimet në...

Të udhëtosh në gusht: përfitimet...

Në fakt, në ketë kohë, shumica prej nesh largohen me pushime, kështu që njerezit vendosin të “stakojnë mendjen”. Sigurisht të udhetosh në këtë periudhë të vitit ka argumenta pro dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X