5 shenja të kancerit të lëkurës që nuk janë nishane

Dermatologët gjithmonë rekomandojnë një kontroll të rregullt të lëkurës në shtëpi – por a e dini se çfarë duhet të kërkoni?




0 0

Ndërsa shenja më e dukshme e kancerit të lëkurës është një nishan anormal, një nishan që është rritur apo ndryshuar që nga hera e fundit që e keni parë, por kjo nuk është mënyra e vetme për t’u kujdesur.

Tre llojet kryesore të kancerit të lëkurës – qelizat basale, qelizat tumorale dhe melanoma shpesh duken të ndryshme dhe disa lloje të rralla të kancerit të lëkurës mund të ngatërrohen për probleme të tjera.

Çfarë duhet të vini re:

  1. Një gungë disi transparente dhe me dyllë. Ndonjëherë kanceri i lëkurës shfaqet në formën e një gunge të vogël. Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë është në fillim dhe mendojnë se kjo është një puçërr ose ndonjë pickim nga insektet dhe e lënë të shërohet vetë. Kjo mund të jetë një qelizë bazike e fazës së hershme të kancerit të lëkurës dhe nëse ajo nuk lëndohet nuk nxjerr gjak dhe nuk shkakton simptoma të tjera. Prania e kësaj shenje nuk duhet bërë dramatike por ajo nuk duhet të jetë në lëkurën tuaj. Nëse gjeni një gungë që nuk po hiqet në qepallat tuaja, ka mundësi që kjo të jetë shenjë e një kanceri të rrallë të lëkurës që fillon në gjëndrat e yndyrës dhe quhet karcinomë e gjëndrës dhjamore. Edhe një gungëz e fortë nën lëkurë, zakonisht poshtë kokës, në qafë ose në pjesën e bustit, mund të jetë një shenjë e një kanceri të rrallë të lëkurës të quajtur karcinoma e qelizave Merkel.
  2. Një lëkurë me luspa. Mund të ndodhë që të keni një lëkurë që ndonjëherë kur e pastroni hiqni luspa si ekzemë dhe thatësi. Por në qoftë se ju e hidratoni dhe përpiqeni ta trajtoni por nuk keni rezultat, kjo mund të jetë një shenjë e qelizave kancerogjene.
  3. Çdo gjë e çrregullt ose që rrjedh në lëkurë. Qelizat kancerogjene mund të shkaktojnë plagë kronike që nuk shërohen në lëkurë. Çdo plagë që rrjedh gjak vazhdimisht, zë kore ose rrjedh herë pas here duhet patjetër të vizitohet tek dermatologu.
  1. Shenja të kuqe ose të purpurta. Karcinoma e qelizave Merkel mund të shfaqet gjithashtu si një shenjë blu, e kuqe ose e purpurt, dhe një tjetër kancer i rrallë, sarkoma Kaposi, mund të shfaqet edhe si lëkurë e zbardhur. Sarkoma Kaposi fillon në enët e gjakut, por kjo mund të rezultojë në tumore të kuqe, vjollce ose ngjyrë kafe ose në lëkurë (ose në mukozë, si brenda gojës). Zakonisht ndodh vetëm tek njerëzit me sistem imunitar tashmë të dobësuar, si njerëzit me AIDS.
  1. Çdo gjë që nuk largohet me kalimin e kohës. Ndonjëherë simptoma të tjera të kancerit të lëkurës nuk janë aq të dukshme, por një shenjë treguese është se çdo gjë që vini re në lëkurë nuk duhet të qëndrojë aty për një kohë të gjatë qoftë kjo një shenjë, një puçërr, një inflmacion, një skuqje etj. Ato duhet të hiqen nga lëkura për disa javë.

Lexo edhe: Xheli i thonjve rrit rrezikun e kancerit të lëkurës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X