Tumori i lëkurës: Vizita me sy të lirë nuk është gjithmonë e mjaftueshme

0 0

Melanoma, kanceri i qelizave sipërfaqësore dhe basalemia janë format më të zakonshme të kancerit të lëkurës.

Në vitet e fundit ka pasur zbulime të tjera për diagnozën e kancerit të lëkurës. Rritja e numrit të të prekurve në sajë të zakonit të ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollce pa mbrojtjen e duhur nga rrezet e diellit.

Diagnoza e rëndësishme e hershme

Ndryshe nga sa besohet, diagnoza e kancerit të lëkurës nuk mund të bëhet vetëm me anë të inspektimit vizual të plagëve në lëkurë.  Konfirmimi tani vjen nga një studim i Cochrane dhe 30 ekspertëve të udhëhequr nga Jacqueline Dinnes nga Universiteti i Birminghamit (Britani e Madhe), botuar në revistën mjekësore “Cochrane Library”: “Identifikimi i hershëm dhe i saktë i të gjitha llojeve të kancerit të lëkurës është thelbësor për trajtimin e sëmundjes dhe për përmirësimin e niveleve të mbijetesës në njerëzit me melanomë, veçanërisht nëse konsiderojmë rritjen e përhapjes së tumoreve epidermale. Natyra vizuale e kancerit të lëkurës tregon se mund të zbulohet dhe trajtohet në mënyra të ndryshme nga specialist të ndryshëm, kështu që qëllimi i kësaj pune është të sigurojë testin më të mirë në botë sesi duhet të identifikohet dhe trajtohen ky lloj i kancerit endemik”.

Shkencëtarët shqyrtuan rezultatet e 19 studimeve që kishin testuar në 2,838 tipe të lëkurës, duke përfshirë 658 raste të melanomës. Dhe ata përfunduan se inspektimi vizual nuk mund të sigurojë një diagnozë të saktë, pasi identifikimi i melanomës mund t’i shpëtojë syrit të lirë.

Jo vetëm melanoma

Ekzistojnë tre forma kryesore të kancerit të lëkurës: melanoma, karcinomë qelizore me squamous (CSCC) dhe qeliza basale ose qeliza bazike (Bcc). Melanoma dhe Cscc konsiderohen forma më agresive sepse ato kanë aftësinë për të dhënë metastazë (përhapja në lëkurë e qelizave kancrogjene). Basaloma, përhapet rrallë dhe mbetet e lokalizuar, por dëmton indet përreth saj.

Dermatoskopia

Kjo është një teknikë që përfshin përdorimin e një instrumenti optik (dermatoskop) që siguron zmadhim të pjesës së prekur dhe të zonës nënlëkurore dhe është në gjendje të bëjë një diagnozë më të saktë të kancerit të lëkurës se sa inspektimi vizual. Megjithatë, një kërkim më specifik është i nevojshëm për të vlerësuar përfundimisht efektivitetin e dermatoskopisë.

Teledermatologjia

Sipas shkencëtarëve, teledermatologjia (vlerësimi i plagëve të lëkurës nga imazhet dermoskopike dhe fotografitë) mund të ndihmojë mjekët të identifikojnë njolla të dyshimta. Megjithatë, në këtë rast, duhen shumë njohuri për të ditur se sa të rrezikshme janë. Duhet të përdoren teknika të inteligjencës artificiale siç janë sistemet e diagnostifikimit të kompjuterizuar ose mikroskopi confocal reflektues (Rcm), një teknikë imazhimi, për të bërë një “biopsi virtuale” të lëkurës ose, diagnozën e basaliomës.

Ç’duhet të dini!

Është shumë e rëndësishme të përdorni krem mbrojtës është gjatë ekspozimit në rrezet e diellit. Rrezet UV ndikojnë në lëkurë edhe kur drita e diellit nuk është shumë e fortë dhe kur qielli është i vrenjtur.

Lexo edhe: Skuqja e lekures, jo vetem problem estetik por tregues i semundjeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X