Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e forta dhe të rrumbullakëta. Ndoshta mund të jetë faji i izolimit shoqëror, por fakti është që dëshira për një trup të dukshëm qartë është kthyer, madje edhe në përmasa të tepruara.
Ka një bum në kërkesa
Kështu në zyrat e kirurgëve kërkesat për ndërhyrje shumë të mëdha po rriten. “Pas një viti ndërveprimesh, marrëdhëniesh dhe kontaktesh publike të minimizuara për shkak të Covid-19, po përhapet besimi se askush nuk i mban mend më tiparet e fytyrës dhe siluetën tonë, sikur të kishim rënë në një lloj harrese: për këtë arsye, ata që tashmë kishin ndërmend t’i drejtoheshin kirurgjisë për t’u ndjerë të rinj dhe të bukur tani guxojnë më shumë “, shpjegon Daniele Spirito, specialist i kirurgjisë plastike në Romë dhe Como dhe pedagog në Shkollën e Specializimit në Kirurgjinë Plastike të Universitetit të Milanos.
Ekziston dëshira për të rënë në sy
Për momentin, zgjedhja varion nga maksifillerat deri te protezat voluminoze për buzët e trasha, gjoksin e madh dhe format e lakuara. Ndërsa për burrat trendi sugjeron muskuj të skalitur dhe bark “breshke”. “Ka një rritje të mprehtë të kërkesave për ndërhyrje me rezultatet më shpërthyese” vazhdon eksperti. “Pandemia ka shtuar dëshirën për t’u kujdesur për veten e tyre dhe ka frenuar ata që ishin më të gatshëm për ndryshime më të spikatura. Ajo që ka rëndësi në çdo rast është gjetja e kënaqësisë në pamjen fizike, veçanërisht në këtë moment, por gjithmonë me masën e duhur dhe pa shtrembërime të tepërta”.
Ndërhyrjet më të kërkuara
Ndër ndërhyrjet më të kërkuara në zonën e fytyrës dhe qafës, është vendosja e fijeve për të dhënë efektin lifting. Kryhet nën efektin e anestezisë dhe rezultati ju bën të dukeni 10 vjet më e re.
Hov të madh ka marrë edhe rritja e gjinjve dhe vitheve.
Tek burrat
Për burrat, tendenca e fundit ka të bëjë me barkun dhe kraharorin: ndërhyrja për të pasur trupa “statuje” pa bërë shumë përpjekje është gjithnjë e më popullor.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu