Trendi i ri në Instagram që dëmton shëndetin mendor

0 0

Trendi më i ri në Instagram është ai i postimit të së njëjtës foto, por tek njëra duket shumë reale (pa filtra), ndërsa tek tjetra me ngjyra shumë më të bukura, ku personazhi në foto duket gjithashtu shumë më i bukur dhe gjithçka tjetër është perfekte.

Blogeret që e praktikojnë këtë, shpesh thonë se bëhet fjalë për gjetjen e këndit dhe dritës së duhur, por në të vërtetë ato foto janë të modifikuara nga programe që blihen në internet. Megjithatë, kur ju i shikoni i perceptoni si të vërteta dhe kjo ka ndikim negativ në shëndetin mendor, pasi bëni krahasimin me veten dhe ndiheni inferiorë.

Trendi i ri në Instagram që dëmton shëndetin mendor

Kur ne shohim foto të reklamave, e perceptojmë që fotot janë të ndryshuara dhe perfeksioni që shohim nuk është real, ndërsa kur këtë gjë e shohim në rrjetet sociale, tek bashkëmoshatarët tanë, sado që e dimë se fotot janë përpunuar, sërish ndikimi është shumë negativ.

Ne nuk kemi një matës objektiv për veten, prandaj gjithmonë i masim vlerat tona duke u krahasuar me të tjerët. Kjo rrit ndjenat e zilisë, inferioritetet, gjë që na dëmton psikologjikisht.

Dëmtimet psikologjike nga trendi i ri

Sipas një studimi të vitit 2017, sa më shumë kohë që kalojmë në rrjetet sociale, aq më të vetmuar ndihemi. Ne krijojmë përshtypjen e gabuar se jeta jonë është më pak interesante se e të tjerëve dhe kështu futemi në një gjendje jo të mirë.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet të jemi kundër editimtit të fotove, por jo deri në atë pikë sa të ndryshohet e shtrëmbërohet realiteti.

Lexo edhe: Instagrami shkaktar i ankthit dhe depresionit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X