Instagrami shkaktar i ankthit dhe depresionit

0 0

Në profilet e Instagramit shohim gjithmonë makina të bukura, vende interesante për t’u vizituar, flokë të krehur bukur, fytyra e trupa perfektë, shtëpi të bukura e udhëtime ëndrrash.

Por, ajo që shikojmë në media jo gjithmonë përputhet me realitetin; e vërteta është shumë larg perfeksionit që postohet.

Pra, nga një rrjet social, Instagrami po shndërrohet në një kërcënim real për shëndetin mendor dhe mirëqenien personale.

Shoqëria e imazheve (të bukura)

Instagrami është një shoqëri e bazuar në imazhe: si kur doni të flisni për veten dhe kur qëllimi është të tregoni një përvojë që po përjetoni ose ndani diçka; anëtarët komunikojnë kryesisht përmes fotografive. Në shumicën e rasteve, imazhet përzgjidhen me kujdes, modifikohen dhe trajtohen me filtra të përshtatshëm, me qëllim tërheqjen e admirimit.

Rreziqet e përsosjes me çdo kusht

Megjithatë, kjo ka edhe anët negative. Ky perfeksion me çdo kusht, i cili shpesh kufizohet me trillim, mund të jetë i dëmshëm për njerëzit, sepse i çon në një konfrontim të humbur që në fillim, duke i bërë ata të ndihen të humbur, të paaftë për të arritur një imazh të caktuar ose një mënyrë jetese të patëmetë. E gjithë kjo mund të sjellë dëshpërim dhe depresion.

Për të rinjtë është më e rrezikshme

Konfirmimi vjen nga një sondazh i kryer mbi 1,500 të rinj të Mbretërisë së Bashkuar. Autorët i pyetën se si pesë platformat e mëdha të mediave sociale (Tëitter, Facebook, YouTube, Snapchat dhe Instagram) ndikuan në jetën e tyre. Doli në pah se Instagram ka efekte negative në cilësinë e gjumit, në imazhin e trupit dhe në frikën e humbjes.

Lexo edhe: Cfare po ju shkaktojne te rinjve rrjetet sociale Instagram, Snapchat, Twitter dhe Facebook?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X