Të bukura pavarësisht kostove. Aplikacioni i njohur Snapchat ka bërë që gjithnjë e më shumë, rinia t’i drejtohet kirurgjisë plastike për t’u dukur si në efektet e këtij apllikacioni.
Tema e standardeve të bukurisë edhe për shkak të fotove selfie dhe efekteve të tyre ka qenë kohët e fundit në qendër të një artikulli nga Boston Medical Center në revistën mjekësore Jama Facial Plastic Surgery. Artikulli tregon se shkëlqimi që dikur prekej vetëm në revista dhe pasarela, tani është i arritshëm nga kushdo përmes editimit të fotove. Pikërisht sepse këto imazhe janë bërë normë, perceptimi i bukurisë në të gjithë botën po ndryshon, për fat të keq jo në një kuptim pozitiv.
Kirurgët plastikë
Duke parë veten mirë vetëm pas një efekti në kamera, është ulur vetëvlerësimi që gjithnjë e më shumë rrit shqetësimin tek të rinjtë. Në këto kushte të gjithë e kërkojnë zgjidhjen te kirurgu plastik. Për këtë arsye, kirurgët duhet të bisedojnë me pacientët e tyre. Nëse motivi për të bërë ndryshimet në pamje vjen nga efektet e aplikacioneve teknologjike, kirurgu duhet të refuzojë fillimisht të bëjë ndërhyrjen, ose t’i japë më shumë kohë në dispozicion pacientit.
Etika profesionale
Një kirurg i mirë duhet të jetë në gjendje të thotë jo përballë kërkesave që mund të duken të papërshtatshme, veçanërisht në lidhje me moshën e pacientëve.
Duhet të dini!
Vigjilencë maksimale duhet t’i kushtohet edhe vajzave që kanë maninë të hollojnë sa më shumë belin me anë të kirurgjisë, sepse pasojat mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin.
Lexo edhe: Rritet numri i operacioneve plastike, por cila eshte nje nga arsyet kryesore?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu