Cfare po ju shkaktojne te rinjve rrjetet sociale Instagram, Snapchat, Twitter dhe Facebook?

0 0

Është vërtetuar, të gjitha rrjetet sociale shkaktojnë ankth dhe stres tek të rinjtë, kjo sipas një sondazhi rezultatet e të cilit janë publikuar tek “The guardian”!

Katër nga pesë rrjetet sociale më të njohura dëmtojnë rëndë shëndetin mendor së të rrinjve, dhe si më i rrezikshmi konsiderohet “Instagram”, kjo sipas një studimi të kryer nga organizatat shëndetësore. Sipas tyre ky rrjet social shkakton tek ata ndjenjën e ankthit, duke i bërë të ndihen jo në “nivelet” e duhura të jetesës. Sipas anketave të publikuara, edhe “Snapchat”, “Facebook” dhe “Twitter” janë gjithashtu të dëmshme. Vetëm “Youtube” u vlerësua si një rrjet që kishte ndikim pozitiv.

Përse këto rrjete sociale kanë ndikim negativ tek të rinjtë?

Këto katër platforma do të kenë ndikim negativ në shëndetin mendor te të rinjtë sepse mund të shtojnë ankthin dhe mospëlqimin e trupit të tyre, mund të rritet rreziku i ngacmimeve, do të kenë probleme me gjumin, depresionin dhe vetminë, duke pasur brenda vetes së tyre një ndjenjë të përgjithshme trishtimi. Shpesh të rinjtë bëhen pre edhe e të ashtuquajturit “Cyberbullizmi”, i cili është një fenomen që konsiston në marrjen e një video apo foto prej profilit të tyre, me qëllimin e vetëm për ta bërë atë objekt tallje dhe ngacmimesh. Kështu ajo bëhet virale dhe personi do të krijojë brenda vetes edhe më shumë ankth dhe trishtim.

Ndikimi i “Instagram” dhe “Snapchat”

Këto rrjete sociale konsiderohen si më problematiket përsa i përket shëndetit mendor dhe mirëqënies së të rinjve, pasi fokusohen ndjeshëm në imazhin, ngjarjet, veshjet, dhe jetën e tyre, duke bërë që disa të ndihen jo në nivelet e duhura dhe për pasojë të jenë të pakënaqur nga jeta që kanë, shprehet  Shirley Cramer shefi ekzekutiv i “Royal society for public health”.  Problemet do të ndihen edhe në aspektin e mënyrës së shprehjes së të rinjve, krijimin e identitetit të tij, përfshirjes së tij në jetën e përditshme etj.

Atëherë çfarë duhet të bëjmë?

Profesori Simon Wessely, president i “Royal College of Psychiatrists” shprehet se ai është i sigurt se rrjetet sociale luajnë rol negativ në shëndetin mendor e të rinjve, por nuk duhet të harrojmë pa përmendur edhe ndikimet pozitive që këto platforma kanë. E rëndësishme është t’ju mësojmë fëmijëve si të përballen me të gjitha ato që shikojnë. Ata duhet të jetë të mirëpërgatitur në lidhje me botën e dixhitalizuar. Gjithashtu një prej studiuesve, Theresa May, i bën thirrje rrjetit Instagram të mbrojë përdoruesit e tij duke ndërmarrë hapat e duhur. Një prej sanksioneve që mendohet që duhet të vendoset tek këto rrjete ështyë pikërsiht trajtimi i “Cyberbullizmit”, videot e seksit dhe ngacmimi i tyre. Mbrojtja e të rinjve nuk është mënyra e duhur e të vepruarit, ata duhet të njihen me rreziqet dhe të dinë të sillen në mënyrën e duhur.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X