Nëna i shkruan letër kompanisë së reklamave: Mos më shfaqni më produkte për bebe, nuk e shikoni që jam zemërthyer nga humbja?

0 0

Një gruaje shtatzanë iu ndërpe ëndrra për të sjellë në jetë fëmijën e saj. Pasi u përball me humbjen, ajo ka vuajtur shumë me reklamat që i shfaqeshin në rrjete sociale për produktet e fëmijëve. E pamundur t’i përballonte ajo i ka drejtuar një letër kompanisë së reklamave, duke u kërkuar të mos ia shfaqin më pasi vetëm i thellojnë trishtimin.

Humbja e fëmijës

Asnjë pikëllim nuk mund të krahasohet me humbjen e një fëmije. Gillian Brockell e njeh mirë këtë ndjenjë, shtatzania e së cilës u ndërpre në mes pa mundur të realizonte ëndrrën për t’u bërë nënë. Tashmë ajo po përballet me emcoionet më të trishta që mund të përjetojë një nënë. Por, pas humbjes së fëmijës, ajo nuk po mundet t’i shpëtojë reklamave në rrjetet sociale që lidhen me bebat.

E pikëlluar nga ajo që i ka ndodhur dhe nga reklamat që vetëm ia thellojnë dhimbjen, Gillian ka vendosur të bëjë një letër publike, drejtuar rrjeteve sociale lidhur me algoritmin e tyre.

Letra e nënës drejtuar kompanive të reklamave

“E di që e dinit se unë isha shtatzanë. Është faji im. Unë nuk kam mundur t’i rezistoj hashtagjeve në Inatagram #30javë shtatzanë, #bebi etj. Madje kam klikuar edhe në reklama veshjesh. Me siguri ju e dini mirë që unë kam kërkuar në Google për veshjen e bebave për festa. Ju i keni parë edhe fotot që unë kam publikuar sepse dëshira e madhe që do bëhesha nënë nuk përmbahej. Por a nuk e dini gjithashtu që unë kam kërkuar në google me fjalët “bebi nuk po lëviz”? A nuk i keni vërejtur 3 ditët e mia pasive në Instagram, që nuk janë normale për një njeri aq aktiv sa isha unë? A nuk i keni parë hashtagjet #zemërthyer dhe ikonat e lotëve që më kanë komentuar më shumë se 200 nga miqtë e mi? Nëse motorët tuaj të përllogaritjes së algroritmit janë aq të zgjuar sa të kuptojnë kur unë isha shtatzanë, duhet të jenë mjaftueshëm të zgjuar edhe për të kuptuar se tashmë e kam humbur bebin tim. Ju lutem mos m’i shfaqni më ato reklama”.

Fjalët e saj të ndjera kanë pasur ndikim në të gjithë rrjetin dhe kanë gjetur mbështetjen e shumë nënave nga e gjithë bota.

Lexo edhe: Doja te abortoja princeshen qe kam sot ne duar!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X