Trajtimi i presionit të lartë të gjakut, zvogëlimi i kripës dhe heqja e yndyrave mund të shmangë 100 milionë vdekje të parakohshme në botë

Trajtimi i presionit të lartë të gjakut dhe zvogëlimi i sasisë së kripës, si dhe i yndyrave trans (ose yndyrave të këqija që quhen ndryshe edhe të ngopura) mund të parandalojnë vdekjen e parakohshme në gati 100 milion njerëz në nivel global, thonë ekspertët.




0 0

Të treja këto ndërhyrje mund të zvogëlojnë përgjatë 20 viteve të ardhshme numrin e njerëzve që humbasin jetën e tyre për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Kripërat dhe yndyrat trans (të ngopura) që gjenden në ushqime të përpunuara të tilla si ëmbëlsirat, kontribuojnë në presionin e lartë të gjakut, një faktor ky i madh për rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Studiuesit vlerësuan se trajtimi i 70 për qind të popullsisë lidhur me presionin e gjakut do të kursente jetën e 39.4 milionë njerëzve.

Reduktimi i konsumimit të kripës me 30 për qind do të ndikonte pozitivisht për 40 milionë të tjerë persona, sipas ekipit në Universitetin e Harvardit.

Dhe eliminimi i yndyrave trans, që gjenden tek margarina dhe ushqimi i skuqur me yndyra bimore, mund të shpëtojë 14.8 million njerëz deri në vitin 2040 –  dhe në total bëhen 94.2 million jetë të shpëtuara.

Në shkrimin e publikuar në revistën Circulation, shkencëtarët pohuan se masat e përmendura më sipër janë shumë fitimprurëse edhe pse kërkojnë përpjekje të mëdha për t’u zbatuar.

Studimi përdori të dhëna globale nga shumë studime dhe vlerësime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bërjen e llogaritjeve të tyre.

Duke pasur presion të lartë të gjakut i vë njerëzit në rrezik për sëmundjet kardiovaskulare, sepse presioni vendos tendosje shtesë në enët e gjakut dhe zemrën.

Gjendja, e njohur si hipertension, prek më shumë se një në katër të rritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe një në tre në SHBA, tregojnë statistikat zyrtare.

Udhëzimet e ekspertëve rekomandojnë jo më shumë se 6 gramë (2.4 gramë natrium) kripë çdo ditë, e cila është rreth një lugë çaji. Konsumi i tepërt i kripës rrit sasinë e natriumit në gjak, duke shkaktuar mbajtjen e lëngjeve brenda trupit, gjë që rezulton në presionin e lartë të gjakut.

Burrat kanë numrin më të madh të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti, thanë studiuesit.

Rajonet që priten të përfitojnë më së shumti nga ndërhyrjet përfshijnë Azinë Lindore, Paqësorin dhe Azinë Jugore, si dhe vendet në Afrikën Sub-Sahariane.

Autorët thanë se një shumëllojshmëri e programeve dhe politikave do të ishte e nevojshme për të reduktuar vdekjet e parakohshme të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare.

Një strategji e rëndësishme do të ishte rritja e përdorimit të medikamenteve për presionin e gjakut, shumë prej të cilave janë të sigurta dhe të përballueshme.

Lexo edhe: Pagjumësia, si ndikon te zemra dhe tensioni i gjakut






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X