7 mënyra natyrale për të ulur presionin e lartë të gjakut në 10 minuta

0 0

Nëse jeni duke përjetuar dhimbje të mëdha koke, lodhje, rrahje zemre të parregullta, dhe dhimbje gjoksi, ju ndoshta vuani nga hipertensioni apo presioni i lartë të gjakut. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga stresi, mungesa e gjumit, obeziteti ose sëmundje të tjera. Për fat të mirë, ka disa teknika të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të relaksoni enët e gjakut dhe muskujt, duke ndikuar kështu në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.

Më poshtë ju tregojmë 7 mënyra efektive që ju ndihmojnë të ulni presionin e gjakut pa përdorur ndonjë ilaç.

  1. Masazhoni veshët dhe qafën.

Gjej pikën pas veshit tuaj dhe të tërhiqni një vijë imagjinare të drejtë poshtë në qendër të klavikulës suaj, aty ku do të gjeni pikën e dytë. Duke përdorur gishtërinjtë tuaj, masazhoni butësisht lart e poshtë këtë vijë. Përsëriteni 10 herë në të dy anët e qafës tuaj.

Më pas bëni masazh para veshit për një minuta në një lëvizje rrethore si në foto.

Këto zona do të lehtësojnë tensionin në qafën tuaj dhe lehtësojnë rrjedhjen e gjakut në trurin tuaj.

  1. Provoni akupresionin.

Akupresioni thuhet se është një nga mënyrat më të efektshme për trajtimin e presionit të lartë në gjakun tuaj. Ju mund t’i gjeni këto pika në fund të kafkës suaj. Masazhoni dy prej tyre në të njëjtën kohë duke mbajtur njërin gisht në njërën prej tyre por pa ushtruar presion. Në një minutë ose dy, do të ndjeni se dhimbja juaj e kokës po qetësohet.

  1. Praktikoni marrjen e frymës me anën e majtë.

Duke marrë frymë vetëm me anën e majtë do t’ju ndihmojë të kontrolloni nivelin e presionit të gjakut.

Si ta bëni këtë:

  • Uluni në dysheme ose në një pozicion të rehatshëm  me shpinën drejt.
  • Vendosni dorën e majtë në bark.
  • Mbyllni anën e hundës së djathtë me gishtin e djathtë.
  • Merrni frymë thellë me anën e majta, mbajeni disa sekonda pastaj nxirreni
  • Merrni frymë ngadalë dhe thellësisht vetëm me anën e majtë për rreth 3-5 minuta.
  1. Provoni frymëmarrjen si bleta.

Kjo lloj frymëmarrje do t’ju ndihmojë për t’u ndier menjëherë të lehtësuar dshe të shpëtoni nga dhimbja e kokës që lidhet me migenën dhe hipertensionin.

Si ta bëni:

  • Gjeni një pozicion të rehatshëm me shpinën drejt.
  • Vendosni gishtat tregues në veshë
  • Merrni frymë thellë
  • Kur nxirrni frymën bëni tingullin si bleta dhe ushtroni presion në kërcin e veshit në të njëjtën kohë.  në kërcën e dy veshëve.
  • Përsëriteni këtë ushtrim 7-10 herë.
  1. Dëgjoni muzikë klasike.

Rezulton se duke dëgjuar muzikë qetësuese si klasike, kelte apo indiane mund t’ju ndihmojë të ulni nivelin e tensionit të gjakut, veçanërisht nëse ju e kombinoni atë me ushtrime për frymëmarrje apo meditim.

Hulumtuesit besojnë se muzika që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut zakonisht ka shumë pak ndryshime në vëllim apo ritëm, nuk përfshin tekst kënge, dhe ka tinguj që janë të përsëritura në intervale të caktuara.

  1. Pini një gotë ujë.

Në disa raste, presioni i lartë i gjakut mund të shkaktohet nga dehidratimi. Kur ju jeni të dehidratuar, vëllimi i gjakut në trupin tuaj ulet dhe rritet në kokë.

Për të shmangur këtë gjendje, sa herë që filloni të ndieni se ju është rritur tensioni, pini një gotë ose dy me ujë të pastër. Kjo do të ndihmojë në rikthimin e vëllimit të gjakut në trupin tuaj dhe në zvogëlimin e presionit të gjakut.

  1. Vendosni këmbët tuaja në ujë të nxehtë.

Vendosja e këmbëve në ujë me të vërtetë të nxehtë por të durueshëm mund t’ju ndihmojë të mbani kokën dhe qafën tuaj të relaksuar dhe të parandaloni rritjen e presionit të gjakut në tru. Thjesht merrni një legen dhe mbusheni me ujë të nxehtë. Pastaj uluni në një karrige dhe vendosni këmbët tuaja në ujë për 10-15 minuta. Gjaku nga koka juaj do të lëvizë drejt këmbëve dhe presioni i gjakut do të kthehet ngadalë në normal.

Lexo edhe: Ushqimet qe ju ndihmojne ta trajtoni tensionin e larte






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X