Tejkalimi i sasisë së kripës është i dëmshëm për shëndetin tuaj, veçanërisht për zemrën, por sa është shumë? Një studim i ri sugjeron që ndoshta nuk duhet të shqetësohemi aq shumë se sa i kripur është ushqimi ynë.
Kripa që zakonisht përdorim për të ushqimin tonë, përmban natrium.
Natriumi, nëse merret në sasi të mëdha, mund të çojë në një sërë problemesh kardiovaskulare, duke përfshirë hipertensionin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një person nuk duhet të konsumojë më shumë se 2 gramë natrium në ditë, që është rreth 5 gram kripë në ditë.
Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) nuk rekomandom më shumë se 2.5 gramë natriumi në ditë, megjithëse disa ekspertë të tjerë thonsë se sasia ideale nuk është më shumë se 1.5 gram në ditë për një të rritur.
Megjithatë, hulumtuesit nga një sërë institucionesh ndërkombëtare sugjerojnë se këto kufizime janë të panevojshme.
Hulumtuesi Andrew Mente dhe kolegët e tij kryen një studim të 94,000 njerëzve të moshës 35-70 vjeç, me qëllim të përcaktimit të sasisë së natriumit për shëndetin e zemrës.
Studimi i ri sugjeron se ne mund të jemi më fleksibël për konsumin e kripës pa patur frikë se kjo do të dëmtojë shëndetin tonë kardiovaskular.
Prania pak më e lartë e natriumit është e sigurt
Studimi ndoqi pjesëmarrësit, të cilët ishin të bazuar në komunitete në 18 vende të ndryshme, për një periudhë mesatare prej 8 vjetësh. U zbulua se konsumi i lartë i natriumit çoi në një rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, por vetëm në komunitetet ku futja mesatare e një të rrituri ishte më e madhe se 5 gram në ditë.
Kjo arrin në rreth 2.5 lugë çaji kripë, shpjegojnë studiuesit.
Megjtihatë, studiuesi Mente vëren se njerëzit lehtë mund të korrigjojnë balancën dhe të mbrojnë shëndetin e zemrës duke bërë disa rregullime të thjeshta për dietat e tyre, si p.sh. duke shtuar më shumë fruta, perime dhe ushqime të pasura me kalium.
“Kemi gjetur se të gjitha problemet kryesore kardiovaskulare, përfshirë vdekjen, mund të ulen nëse rritet konsumi i kaliumit që gjendet në perime, qumësht, patate, arra dhe fasule”.
Lexo edhe: Te largojme perfundimisht kete konfuzion qe kemi rreth kripes
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu