Kujdes me përdorimin e kripës tek fëmijët, ajo është shumë e dëmshme për ta. Nëse do të përdorni kripën në mënyrë jo të moderuar fëmija juaj do të jetë më i rrezikuar për të vuajtur nga obeziteti.
Por si mund të ndodhë kjo?
Studimi i disa zakoneve të ushqyerjes
Disa studjues australianë kanë marrë në studim një numër të konsiderueshëm fëmijësh të moshës 2-16 vjeç, studim i cili ka pasur si objekt mënyrën e ushqyerjes së tyre. Është vënë re se fëmijët që kanë konsumuar ushqime me një sasi jo normale kripe kanë preferuar edhe pijet me sheqer, ushqimet e ëmbla, pijet energjike etj, gjë e cila rrit rrezikun e obezitetit. Na duhet të themi se kripa ndikon gjithashtu edhe në rritjen e presionit të gjakut.
Një ushqyerje e mirë që në muajt e parë të jetës
Të gjitha nënat duhet të dinë se kripa nuk duhet të jetë pjesë e ushqyerjes së fëmijës gjatë vitit të parë të jetës, dhe më pas duhet përdorur në mënyrë shumë të reduktuar. Ajo nuk është shkaktare vetëm e rritjes së rrezikut të obezitetit por edhe e shfaqjes së hipertensionit (në një moshë madhore), arterioskerozës, diabetit etj.
Çfarë rekomandojnë mjekët pediatër?
Nëna duhet të ushqejë fëmijën e saj vetëm me gji deri në muajin e 6-të të jetës, nuk duhet ta teprojë me proteinat gjatë 2 viteve të para të jetës, duhet të çojë fëmijën për vizita të rregullta tek mjeku, duhet të favorizojë të pëktën 1 orë në ditë aktivitetin fizik tek fëmija si edhe nuk duhet ta lejojë fëmijën të shohë televizor shumë gjatë.
Lexo dhe: Pse kripa është e rrezikshme për foshnjat?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu