Diabeti i tipit 1, rreziqet nëse prek fëmijët nën 10 vjeç

0 0

Sa më shpejt të zhvillohet sëmundja, aq më të mëdha janë ndërlikimet. Diabeti i tipit 1 është një formë e veçantë e diabetit, e cila ndodh shpesh në fëmijëri ose adoleshencë. Sipas një studimi të ri, nëse kjo sëmundje zhvillohet te fëmijët nën 10 vjeç mund të shoqërohet me shumë më tepër komplikime që rrezikojnë shëndetin.

Pasojat mbi jetëgjatësinë

Studimi, i publikuar në revistën Lancet, është nga një grup studiuesish në Universitetin e Gothenburg, Suedi, të cilët kanë shqyrtuar më shumë se 27 mijë diabetikë (dhe 135 mijë njerëz të shëndetshëm si një grup kontrolli). Studimi gjeti se gratë që zhvillojnë diabetin e tipit 1 që fëmijë mesatarisht kanë një jetëgjatësi të shkurtuar me 18 vjet në krahasim me moshataret të cilat nuk e kanë sëmundjen, ndërsa për burrat jetëgjatësia është shkurtuar me 14 vjet. Megjithatë, me ata që sëmuren nga 26 deri në 30 vjeç, sëmundja është më pak e ashpër, duke reduktuar jetëgjatësinë e tyre për 10 vjet.

Goditja dhe sulmi në zemër: rreziku u rrit dhjetë herë

Hulumtimi gjithashtu gjeti se, në rast të fillimit para 10 vjeç, pacientët me diabet të tipit 1 kërcënohen dhjetëra herë më shumë për të pasur komplikime të rënda kardiovaskulare, duke përfshirë sulmin në zemër dhe infarktit.

Një sëmundje kronike

Diabeti i tipit 1, i njohur si “diabeti i ri”, është një sëmundje kronike e karakterizuar nga vlerat e rritura të glukozës në gjak, për shkak të mungesës së sekretimit të insulinës (hormon që lejon ruajtjen e nivelit të duhur të glukozës në gjak) për shkak të shkatërrimit të qelizave që prodhojnë këtë hormon. Është një çrregullim autoimun, sistemi imunitar reagon gabimisht duke sulmuar dhe shkatërruar qelizat e shëndetshme në trupin tuaj, dhe mbahen nën kontroll me terapinë e insulinës.

Parandalimi është i rëndësishëm

Parandalimi i komplikimeve është shumë i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e jetës së këtyre pacientëve.

Lexo edhe: Dy gota qumesht mbajne femijet larg nga diabeti






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X