Tashme ne kemi nje “krevat familjar”!

0 0

Gjatë shtatzanisë keni menduar deri në detajin më të vogël për të krijuar një ambient shumë të ngrohtë dhe të bukur për fëmijën tuaj. Keni blerë një krevat apo djep të bukur, i keni vendosur një lodër me muzikë dhe drita të mrekullueshme, i keni blerë edhe një mbrojtëse insektesh për krevatin, pastaj një palë çarçafë me ngjyrë të bukur, dhe më pas krevati juaj përfundon duke u bërë një krevat të përbashkët familjar!
Gjithçka mund të fillojë një natë ndërsa jeni shumë e lodhur për t’i dhënë gji ulur, më pas edhe natën tjetër dhe kështu vazhdon derisa fëmija të shkojë 3-4 vjeç apo më shumë. Kjo është një praktikë e cila fillimisht mendohet se e ka ndihmuar shumë nënën gjatë zgjimeve të shpeshta të fëmijës, por më pas është kthyer në një “makth”. Ajo nuk mund të qëndrojë pranë bashkëshortit të saj pasi në mes është vogëlushi i tyre, i cili fle në një mënyrë ëngjëllore, më pas edhe marrëdhëniet seksuale do të kryhen duke qënë në siklet pasi pranë tyre është një fytyrë e vogël që merr frymë e me rradhë.
Por, e dini se kjo është një mënyrë e gabuar e të vepruarit jo vetëm për jetën tuaj në çift, por edhe për atë të fëmijës? Edhe nëse nuk e dini le të shikojmë çfarë pasojash ka “krevati familjar” tek e gjthë familja.
Si ta kuptojmë nëse ndarja e krevatit është diçka e mirë për familjen?
Ndarja e krevatit është dicka shumë personale. Nëse funksionon për një familje, mund të mos funksionojë për një tjetër.
• Shëndeti dhe siguria e fëmijës është gjëja më kryesore për ju. Sipas ekspertëve kjo nuk është e sigurt për fëmijën.
• Për disa familje të fjeturit në një krevat me fëmijën është diçka që nuk shfaq ndonjë problem specifik, ndërsa për të tjerë gjumi do të jetë shumë i parehatshëm.
• Disa fëmijë flejnë shumë të qetë ndërsa janë në krevatin e prindërve, ndërsa disa të tjerë duket se janë më të lumtur ndërsa e bëjnë gjumin në krevatin e tyre.
Disa faktorë të tjetë të rëndësishëm që duhet të merrni në konsideratë:
• Krijimi i një lidhje të fortë
Duket se për familjet e kohëve të sotme, të cilat në më të shumtën e kohës gjatë ditës janë shumë të zënë me punë, momenti i paragjumit konsiderohet si ideali për të përkëdhelur fëmijët. Gjumi i përbashkët mund të konsiderohet si një mënyrë për të qënë më pranë njëri-tjetrit, për të pasur një kontakt më të mirë fizik, sidomos nëse fëmija nuk ushqehet me gji.
• Ushqyerja gjatë natës
Nënat të cilat e ndajnë krevatin e tyre me fëmijën, shprehen se kjo ndihmon në proçesin e ushqyerjes së fëmijës, qoftë kjo nëpërmjet gjirit apo biberonit, pasi ai është pranë tyre në çdo moment. Disa nëna të tjera mendojnë se të qënit pranë njëri-tjetrit gjatë natës do ta bëjë fëmijën të zgjohet më shpesh gjatë natës për t’u ushqyer. Aroma e qumështit të nënes mund të bëjë që tek fëmija të zhvillohet zakoni i të ushqyerit gjatë natës përtej moshës së menduar se fëmija mund ta ketë vërtet të nevojshme këtë.
• Marrëdhënia me njëri-tjetrin
Për shumë prindër të fjeturit në krevat familjar, do të jetë një faktor që do të ndikojë shumë negativisht në marrëdhënien në çift, kjo pasi jo vetëm qëndrimi pranë njëri-tjetrit gjatë natës, por edhe marrëdhëniet seksuale nuk do të jenë më si më parë. Zakonisht në rastet kur fëmijët flejnë në krevatin e prindërve, ata duhet të planifikojnë kohën kur do të qëndrojnë bashkë, duke mos e lënë të ndodhë spontanisht, gjë e cila do të jetë më pak argëtuese për të dy.
E vendosni të dy me partnerin
Duke qënë se e fjetura në mënyrë të përbashkët do të ndikojë në jetën e të dy prindërve, duhet të merrni në konsideratë edhe mendimin e tij. Ju nuk duhet të rrezikoni marrëdhënien tuaj duke e marrë vendimin në bazë të nevojave dhe dëshirave tuaja. Gjithashtu përpiquni të nxirrni avantazhet dhe disavantazhet e të fjeturit në mënyrë të përbashkët, dhe si përfundim mund të provoni ta bëni këtë për dy javë për të vendosur nëse do të jetë dicka në favor apo disfavor të jetës tuaj familjare.
Merrni në konsideratë edhe nevojat e fëmijës
Disa fëmijë parapëlqejnë të flejnë pranë prindërve, sidomos pranë nënës duke qënë se kanë qënë pranë saj përgjatë 9 muajve të shtatzanisë. E ndërsa tek disa fëmijë ndodh kjo, për disa ndarja e krevatit me prindërit nuk është dicka e pëlqyeshme. Nëse e shikoni se ai gjatë natës nuk bën gjumë të rehatshëm, duhet ta vendosni në flejë në krevatin apo djepin e tij, edhe nëse kjo nuk është në favor të komfortit tuaj gjatë gjidhënies.
Cilat janë efektet që sjell “krevati familjar” tek fëmija?
Sipas ekspertëve, fëmijët të cilët flejnë me prindërit paraqesin vështirësi të mëdha në të fjeturit në krevatin e tyre, në një moment që prindërit mendojnë ta bëjnë këtë. Ata bëhen shumë të varur nga kjo mënyrë e të fjeturit, e cila sipas metodës së “Ferberit” (metoda më e njohur e trajnimit të gjumit), do të ndikojë negativisht edhe në cilësinë e gjumit të fëmijës. Sipas tij prindërit duhet të kenë të qartë se fëmijët nuk rriten më pak të sigurt nga mosfjetja në krevat të përbashkët, gjithashtu nuk ju ndalohet zhvillimi i sensit të individualitetit.
Siguria dhe ndarja e krevatit
“American academy of pediatrics”, rekomandon që prindërit në asnjë mënyrë të mos e marrin në konsideratë “krevatin familjar”, sidomos nëse fëmija është më i vogël se 2 vjeç, kjo pasi ai rrezikohet së tepërmi nga SIDS. Megjithatë ekzistojnë edhe disa teori që tregojnë se nëse fjetja do të bëhet në mënyrë korrekte për fëmijën nuk paraqitet asnjë rrezik.
Ju duhet të keni parasysh se nëse vendosni të ndani krevatin tuaj me fëmijën, nuk duhet ta lini atë në asnjë mënyrë të flejë vetëm ndërsa ju nuk jeni atje, kjo pasi krevati juaj nuk është projektuar për t’i dhënë siguri fëmijës tuaj. Kështu që do t’ju këshillonim që gjatë dremitjeve, apo në momentin që nuk jeni në dhomë ta vendosni fëmijën të flejë në krevatin e tij.

Lexoni edhe: Femija deshiron te fleje ne krevat me prinderit, nje ves apo nje nevoje? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X