Tete keshilla praktike per ushqyerjen e femijes gjate nates

0 1

Ushqyerja e shpeshtë e fëmijës gjatë natës bën pjesë tek grupi i veseve të gjumit që ndikojnë në cilësine e këtij proçesi dhe për pasojë e gjithë familja do të bëjë një gjumë jo të qetë. Edhe pse mendohet se ushqyerja gjatë natës e fëmijës është një detyrë vetëm e nënës, në të vërtetë nuk është kështu. Në këtë proçes mund të japë ndihmën e tij edhe babai, sigurisht që nëse kemi të bëjmë me një fëmijë që nuk ushqehet me gji.

Sipas “Fatherly” të gjithë baballarët duhet të veprojnë si më poshtë:

  • Nuk duhet të ndizni dritën ndërsa ushqeni fëmijën. Si alternativë duhet të përdorni një dritë të vogël dhome ose celularin.
  • Mos e stimuloni fëmijën. Ai dhe ju duhet të kuptoni që nata është për të fjetur gjumë dhe menjëherë pasi ka pirë duhet të rikthehet të flejë. Lojërat duhet të zhvillohen gjatë ditës.
  • Mos e ndërroni gjatës natës. Nëse fëmija nuk ka defekuar ju nuk keni pse ta ndërroni gjatë natës.
  • E bëni të gromësijë. Pasi jeni siguruar se fëmija ka pirë mjaftueshëm duhet ta bëni të gromësijë duke e mbajtur drejt në pozicion vertikal. Kjo do të shërbejë për të nxjerrë gazrat e tepërta nga stomaku.

Përse duhet ta ushqej unë fëmijën gjatë natës dhe jo bashkëshortja ime?

  • Për të pasur mundësinë të qetësoheni të dy mjaftueshëm gjatë natës.
  • Për t’ja bërë bashkëshortes rritjen e fëmijës disi më të lehtë. Kështu ju do ta ushqeni gjatë natës (edhe pse jo çdo ditë të javës), ndërsa ajo gjatë gjithë ditës.
  • Fundjava do të jetë edhe më e mirë për të dy. Kështu për shembull ndërsa ju do të kujdeseni për fëmijën jo vetëm gjatë natës por edhe pjesërisht gjatë ditës ajo mund të pastrojë e qetë shtëpinë dhe veshjet tuaja të punës, pa harruar përgatitjen e një vakti të mirë.
  • Kjo do t’ju ndihmojë të krijoni një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijën tuaj që në momentet e para pas lindjes.

Lexoni dhe: A duhet te nderrohet bebelina e femijes gjate nates?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X