Eliminimi i ushqyerjes me gji gjatë natës është i rëndësishëm edhe për nënën dhe fëmijën. Por ja disa mënyra për ta bërë sa më të drejtë për të dy. Nata është një moment shumë delikat për të sapolindurit, por edhe për prindërit të cilët shpesh kanë vështirësi me gjumin.
Deri në një moshë të caktuar, fëmijët duhet të pinë qumësht gjiri gjatë natës. Por për prindërit kjo nënkupton disa orë gjumi të humbura. Ushqyerja gjatë natës ndryshon nga një fëmijë tek tjetri. Disa janë më të përgjumur, ndërsa disa të tjerë e kërkojnë ushqyerjen me gji për muaj me radhë. Por ka disa mënyra se si të eleminohet gradualisht.
Ushqyerja me gji gjatë natës nuk është vetëm një vakt, por është një mënyrë sesi fëmijët të flenë përsëri gjumë.
Pediatrit shprehen se mund të eleminohet ushqyerja gjatë natës kur fëmijet arrijnë rreth 6-7 kg. Në momentin që futen ushqimet e para në dietën e tyre si për shembull biskotat ka shumë mundësi që ata të mos kërkojnë më të ushqehen gjatë natës me gji. Por ja disa strategji si të eleminoni ushqyerjen me gji gjatë natës pa shkaktuar stres tek fëmija:
Nese i jepni femijes gji në mbrëmje vonë e lejon të ndihet më i kënaqur dhe është në gjendje të flejë në mënyrë paqësore. Mos u largoni nga ai kur sapo ka filluar të qajë.
Është gjithashtu e rëndësishme që eleminimi i ushqyerjes me gji të mos bëhet në një mënyrë negative sepse mund të shkaktojë dëm tek fëmija. Kontaktoni me pediatrin dhe përcaktojeni bashkë sesi ta eleminoni gradualisht. Përndryshe rrezikoni të krijoni kushte të papërshtatshme për fëmijën dhe shanse që ai ë ketë dhimbje barku.
Por sigurisht që nuk ka rregulla standarte që një prind duhet të ndjekë. Çdo fëmijë ka ciklin e vet natyror.
Lexo edhe: Ushqyerja me gji pas moshes 40-vjecare
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu