Femija do te fleje ne krevat me prinderit, nje ves apo nevoje?

0 0

Sa herë na ka ndodhur që fëmija të vijë në mes të natës në krevatin tonë, apo të qajë për ta marrë mes nesh? I ashtuquajturi “co-sleeping” ka qënë gjithnjë një objekt debatesh, nëse ndarja e krevatit edhe me fëmijën është diçka e mirë apo e keqe dhe cila është fjala e shkencës në lidhje me këtë?
Ja çfarë thonë shkencëtarët
Të fjeturit bashkë me prindërit është një nevojë fiziologjike për fëmijën, sidomos nëse ai është më i vogël se 5 vjeç. Fëmija lind i pamaturuar mirë në aspekte të ndryshme dhe gjatë fazave të ndryshme të zhvillimit të tij është tepër frikësuar ndaj rreziqeve të ambientit. Në këtë moment lind me të edhe instikti i mbijetesës, i njohur ndryshe edhe si “sistemi i mbrojtjes ndaj sulmeve”, e cila është një fazë që zhvillohet për muaj me rradhë, dhe konkretisht:
• Fëmija deri në muajin e 6-7 sinjalizon nevojat e tij nëpërmjet të qarës dhe qetësohet nga kontakti fizik, ose nga zëri i prindërve që i ka pranë. Ai në këtë fazë kalon nëpër mendje imazhe të shumta që ka parë gjatë ditës dhe që mban mend, sidomos atë të nënës, duke qënë kështu në gjendje të kuptojë nëse ajo është pranë apo larg.
• Fëmija nga muaji i 8-9 vuan nga ankthi i ndarjes nga nëna dhe për këtë arsye ka nevojë ta ketë gjithmonë pranë.
Ja cfarë pohojnë studjuesit
Sipas tyre, në muajin e 9-të rreth 84% e fëmijëve zgjohen të paktën 1 herë gjatë natës deri në moshën 2-3 vjeçare, gjë e cila bëhet edhe më e theksuar në muajin e 18-të, dhe për këtë arsye shumë fëmijë flejnë në krevatin e prindërve përgjatë gjithë natës ose për një pjesë të saj. Ky zakon zhduket rreth moshës 5 vjeçare, dhe në rastet më ekstreme mund të shkojë edhe deri në moshën 10-vjecare, periudhë në të cilën fëmija mund të mësojë të flejë edhe vetë. Është shumë e rëndësishme që prindërit t’i përgjigjen kërkesave të fëmijës, dhe për këtë arsye nëse ai dëshiron të flejë në krevat me ju mund ta pranoni. Megjithatë mund të shikoni si alternativë edhe bashkimin e krevatit të fëmijës me atë bashkëshortor në mënyrë që të jeni pranë tij, por secili në krevatin e vet.

Lexoni edhe: Gjumi i femijes, ndikim i madh nga nena

Djepi Modern Foppapedretti – Porosite online!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X