Si ta mesojme bebin qe te fleje vete? Keshilla te vlefshme

0 0

Javët e para pas lindjes janë të mbushura me emocione por mund të jenë edhe rraskapitëse. Shumë nëna thonë se u pëlqen ta tundin vogëlushin e tyre derisa ai të bjerë në gjumë. Por bebet rriten shpejt dhe herët a vonë do t’ju duhet ta shkurtoni rutinën e vënies në gjumë në mënyrë që të pushoni edhe vetë paksa. Ndaj  ne kemi zgjedhur disa metoda për ta mësuar ëngjëllin tuaj të vogël të bjerë në gjumë pa ndihmën tuaj.

Krijoni një rutinë

Rutina mund të jetë e mërzitshme për disa të rritur, por bebeve u pëlqen. Kur bebi e praktikon shpeshherë një rutinë ai mësohet me të dhe nuk e kundërshton më orarin e gjumit. Gjeni një rutinë që ju përshtatet dhe pasi bebi të jetë mësuar me të, do ta dijë vetë se kur është koha për të ngrënë e për të fjetur.

Distanconi vaktet nga koha e gjumit

Nëse bebi mësohet se duhet të ushqehet gjithnjë përpara se të flejë ai do ta ketë shumë të vështirë të flejë pa ndihmën tuaj dhe nëse zgjohet natën do të dojë patjetër të ushqehet në mënyrë që të kthehet sërish në gjumë, ndaj duhet ta mësoni atë ta ndajë kohën e gjumit nga ajo e ushqyerjes.

Mos e tundni për të fjetur

Nëse bebi mësohet me përkundje (tundje) atëherë do të kërkojë gjithmonë të tundet para se të flejë gjumë ndaj thjesht mbajeni në krahë pa e tundur madje edhe kur e ushqeni. Në këtë mënyrë bebi do të ndiejë praninë tuaj por pa krijuar një zakon të keq.

Vendoseni në shtrat kur është ende zgjuar

Shumica e ekspertëve bien dakord se metoda më e mirë për t’i mësuar bebeve që të bien vetë në gjumë është t’i çosh ata në krevat ndërkohë që janë ende zgjuar. Sipas tyre, nëse ju vini re që bebi është bërë gati për të fjetur, ju duhet ta lini atë vetëm në krevatin e tij. Në këtë mënyrë pas disa kohësh ai do të mësojë se në momentin që ai vendoset në shtratin e tij do të thotë se është koha e gjumit.

Lexoni dhe: Per sa ore gjume ka nevoje nje i porsalindur?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X