Per sa ore gjume ka nevoje nje i porsalindur?

0 0

Orët e gjumit për të cilat një bebe ka nevojë varen nga gjendja e tij shëndetësore, në fakt një i porsalindur i shëndetshëm, që ka lindur në term dhe ushqehet në mënyën e duhur mund të flejë më tepër krahasuar me një fëmijë ka pasur probleme të caktuara në lindje.

Por për sa orë gjumë ka nevojë një bebe?

Një bebe që ushqehet me gji ka nevojë të pijë më shpesh krahasuar me atë që ushqehet me biberon. Nëse një bebe që ushqehet me biberon nuk zgjohet për 5 orë duhet të zgjoni ju për të evituar një rënie të glicemisë.

Nëse fëmija ushqehet me gji, do të zgjohet më shpesh dhe ata mund të flejnë gjithsej rreth 20 orë në muajt e parë të jetës dhe më pas deri në 14 orë.

Bebet në muajin e parë të jetës

Gjumi në muajin e parë varet nga nevoja që ai ka për të pirë. Instikti i urisë do ta bëjë atë të zgjohet për të pirë gji. Në momentin që ai fillon të lëvizë duhet ta fusni në gji në mënyrë që të evitoni acarimin e tij dhe për pasojë vështirësoni gjidhënien.

Bebet në muajin e dytë të jetës

Ai fillon të qëndrojë më tepër zgjuar megjithatë sërish fle shumë. I vetmi ndryshim tani është që ushqehet në mënyrë më të rregullt. Deri në muajin e 3 fëmija mund të pijë deri në 12-14 herë në ditë.

Bebet 5 muajshe

Tani fëmija fillon të flejë më pak sepse ai ka filluar të krijojë një ekuilibër më të mirë në rritje. Nga muaji  5-6 ai mund të flejë deri 9 orë në darkë dhe të qëndrojë zgjuar më gjatë ditën. Dalëngadalë fëmija fillon të fitojë edhe aftësi në të fjeturin pa ndihmën e nënës.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X