Asnjëherë nuk duhet ta tundni fort fëmijën ndërsa është duke qarë në mënyrë që ta qetësoni, pasi është shumë e rrezikshme për të porsalindurin, sidomos tek ata midis muajit të 4-6 të jetës. Diçka e tillë vë në rrezik jetën e fëmijës, dhe tashmë diçka e tillë është vënë në dukje nga studiues të ndryshëm.
Përse kjo praktikë mund të dëmtojë fëmijën?
Koka e të porsalindurit është më e rëndë se trupi dhe muskujt e qafës së tij nuk janë ende të zhvilluar në mënyrën e duhur, çka do të thotë se një tundje e fortë e fëmijës do të shkaktojë goditje serioze në këtë pjesë të trupit. Në rastet më të këqija situata mund të shoqërohet me një hematomë në tru, hemorragji në retinë apo dëmtime të përhershme në kafkë. Në rastet më të “mira” kjo sindromë mund të shkaktojë: vështirësi në proçesin e djersitjes, mungesë oreksi, të vjella, konvulsione (të dridhura), irritim, bllokim të frymëmarrjes. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë edhe dëme afatgjata tek fëmija si: vështirësi në të mësuar, verbëri, problem me dëgjimin dhe shqiptimin e fjalëve, problem fizike.
Lexo dhe: Mos i tundni fëmijët kur i vini në gjumë, rasti i vetëm kur duhet ta bëni është…
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu