Si te organizohemi gjate javeve te para pas lindjes

0 0

Gruaja gjatë shtatzanisë, sidomos në muajin e fundit, fillon të ndiejë rëndesë në trup, gjë e cila do të bëhet më e dukshme në gjymtyrët e poshtme të cilat do të krijojnë edema si pasojë e një qarkullimi jo të mirë të gjakut. Krahas kësaj gruaja gjatë lindjes harxhon shumë energji, dhe rikuperimi do të kërkojë edhe më shumë kohë nëse ajo bën një lindje me operacion.
Pas lindjes së fëmijës ajo duhet të pushojë sa më shumë të jetë e mundur në mënyrë që ky rikuperim të bëhet edhe më shpejt.

Por si mund të organizohemi në mënyrë të tillë që të kemi mundësi të kemi kohë në dispozicion edhe për tu qetësuar?

1- Është shumë e rëndësishme që gjatë muajit të fundit të shtatzanisë të organizoni disa gjëra në shtëpi në mënyrë që kur të ktheheni nga spitali të mos harxhoni kohë me to. Ju mund të gatuani disa vakte dhe t’i vendosni në ngrirje në mënyrë që në momentin që ju apo bashkëshorti juaj të doni të hani dicka të keni gjithmonë gati ushqimin. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është ta ngrohni atë. Gjithashtu mundohuni që në momentin që do t’i drejtoheni spitalit për të lindur të mos keni në kosh rroba pa larë apo pa hekurosur, mundohuni që shtëpia të jetë pastruar në mënyrë perfekte, si edhe të gjitha gjërat e bebit të jenë gati dhe nëpër vendet e tyre, duke u munduar të blini të gjitha ato gjëra që do t’ju duhen për veten dhe fëmijën tuaj pas lindjes.

2- Mundohuni që t’i lajmëroni të gjithë miqtë dhe të afërmit tuaj që keni lindur dhe ndodheni në spital, në këtë mënyrë ata ndodhta do të vijnë t’ju vizitojnë ndërsa jeni atje dhe për pasojë do të keni më pak vizita në shtëpi gjatë ditëve të para. Kjo do të jetë dicka që do t’ju bëjë të qëndroni më shumë me të voglin tuaj si edhe të keni më tepër kohë për vetn tuaj.

3- Mundohuni që gjatë ditës të krijoni një moment vetëm për veten tuaj. E dimë që në parim kjo ju duket dicka shumë e vështirë për t’u bërë, por duhet të dini që është shumë e rëndësishme. Do të mjaftonte një orë për të bërë një dush e qetë, për të lexuar një libër, për të parë pak televizor apo thjesht për të fjetur pak.

4- Mos u mbyllni në shtëpi! Mundohuni të dilni që në ditët e para nëse e ndieni veten gati për ta bërë. Filloni të ecni nga pak, shkoni të blini bukën, të pini një kafe, të merrni pak ajër. Një shëtitje e vogël do t’ju bëntë mirë ju edhe fëmijës, pasi do t’ju ndihmonte të qetësoheshit dhe të ndienit më pak efektin e baby blues.

5- Pranoni gjithmonë ndihmën e dikujt që ofrohet t’jua japë, sidomos nëse ju ofrohen t’ju ndihmojnë me fëmijën më të madh (nëse e keni një fëmijë tjetër). Shpesh gruaja pas lindjes ka nevojë për praninë e nënës të saj, e cila nëse ndodhet pranë saj fizikisht e bën të ndihet më e sigurt, por edhe nëse nuk keni mundësi të keni ndihëm e nënës e pranoni atë edhe nga dikush tjetër. Ju duhet të mos harroni kurrë se ju keni sipër vetes tuaj “parfumin e nënës” dhe nuk mund t’ju zëvendësojë.

6- Ndërsa fëmija juaj fle këtë mund ta bëni edhe ju. Mos u mundoni të merreni me punë shtëpie, pasi ju duhet të pushoni sa më shumë të jetë e mundur. Mbani mend se edhe fëmija më i qetë do të kërkojë të pijë çdo 3 orë dhe për këtë ju nevojitet të përfitoni nga koha që ai fle për t’u qetësuar disi.

7- Përdorni marsupin në mënyrë që fëmija të ndjejë sa më pranë vetes aromën dhe lëkurën tuaj. Ai ka nevojë të ndiejë rrahjet e zemrës tuaj dhe ndërsa ju ja mundësoni këtë i keni duart e lira për të bërë edhe diçka tjetër. Mos keni frikë se e llastoni pasi në këtë periudhë fëmija juaj ka nevojë për të pasur sa më shumë kontakt me ju.

Dhe mbi të gjitha ju themi se ndiqni zemrën tuaj gjatë rritjes së fëmijës. Pas lindjes shumë persona do të mundohen t’ju këshillojne si të veproni në lidhje me fëmijën tuaj. Ju nuk duhet të përpiqeni të zbatoni këshillat e të gjithëve, madje as nuk duhet t’i injoroni ato. I mblidhni me kujdes në mendjen tuaj dhe i përdorni në një moment të caktuar, gjithmonë nëse do t’ju duhen. Ju duhet të dini se instikti i nënës është më i rëndësishëm se cdo këshillë e vyer!

Lexoni edhe: 14 keshilla nga nënat e reja -për nënat!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X