Vendosja e fëmijës në marsup është diçka shumë praktike për nënën ndërsa ajo ëhstë jashtë shtëpisë dhe jo vetëm. Ai mund të jetë madje edhe më praktik se vetë karroca, dhe madje…
Cfarë tjetër mund të sjellë avantazh marsupi krahasuar me karrocën?
- Mundëson një qëndrim të fëmijës shumë pranë nënës
Marsupi i mundëson fëmijës të ndiejë rrahjet e zemrës së nënës, të ndiejë aromën dhe ngrohtësinë e saj, të ndihet më i sigurt, më i qetë. Dhe ndërsa ndodh kjo nëna mund të bëje fare mirë pazarin apo një shëtitje në park.
- I përshtatet shumë mirë lëvizjeve
Duke qënë se nëna e ka fëmijë ngjitur me trupin e saj do ta ketë më të lehtë të lëvizë nëpër qytet. Po me karrocë? Nëse nëna do të vendosë fëmijën në karrocë do të duhet të drejtojë atë nëpër shkallë, trotuare, autobus e me rradhë.
- Nuk kërkon shumë vend
Marsupi është një pajisje që nuk kërkon shumë vend në makinë, nuk kërkon shumë vend në shtëpi, në lokal dhe kudo. Pra është shumë herë më praktik se karroca, e cila gjithsesi kërkon një vend të posaçëm kudo që të jeni.
- E ndihmon nënën të rikthehet në formë pas lindjes
Përdorimi i marsupit i mundëson nënës të stërvitë muskujt dhe t’i tonifikjë ato. Këtë mund ta bëjë edhe karroca, por gjithsesi marsupi është më efektiv.
- E lejon nënën të bëjë dicka edhe në shtëpi
E dini se me anën e marsupit ju mund të bëni edhe disa punë të vogla në shtëpinë tuaj ndërsa fëmija është duke qarë? Karroca këtë nuk jua mundëson duke qënë se në momentin që fëmija qan do të shkoni pranë tij, gjë e cila nuk ndodh në këtë rast pasi ju tashmë e keni pranë vetes fëmijën tuaj.
Artikuj te ngjashem: Relaksi, per cfare sherben dhe kur mund ta perdorim?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu