Relaksi, per cfare sherben dhe kur mund ta perdorim?

0 0

Cfarë është relaksi?
Relaksi është një karrike lëkundëse e cila është shumë e rëndësishme dhe shumë e dobishme për rritjen e fëmijës. Kjo është një pajisje shumë e mirë për t’u përdorur, sidomos në momentet e para kur fëmija ende nuk mund të qëndrojë në pozicion ulur. Kjo pajisje mund të jetë në forma të ndyrshme në mënyrë që të përdoret sa më gjatë nga fëmija. Nëse në shtëpi keni një relaks të përshtatshëm vetëm për muajt e parë të jetës, nuk duhet të vazhdoni ta përdorni pas muajit të 5-6 të jetës, pasi në të kundërt fëmija mund të bjerë duke qënë se lëvizjet e tij fillojnë të bëhen më tepër energjike.
Mund të jetë ajo e dëshme për fëmijën?
Mund të duket e cuditshme megjithatë duhet të theksojmë se edhe përsa i përket relaksit të fëmijëve ekzistojnë shumë mendime të cilat lidhen me dëmet që ajo sjell për fëmijën, e megjithatë nga ana tjetër shumë nëna e përdorin, sigurisht që edhe mjekë të ndryshëm janë pro kësaj të fundit. Zakonisht përdorimi i saj fillon të bëhet që në muajt e parë të jetës së fëmijës, dhe deri tani nuk njihen raste konkrete që vërtetojnë se ajo sjell dëme për fëmijën. Duhet të theksojmë se ajo është shumë e domosdoshme për fëmijën dhe nëse zgjidhni të duhurën mund ta përdorni derisa fëmija të shkojë 1 vjec. E vetmja gjë që duhet të përpiqeni të bëni në momentin e blerjes është të shpenzoni pak më shumë para në mënyrë që të keni mundësi të bleni një produkt cilësor dhe të sigurt.
Sigurisht që nëna nuk duhet ta përdorë relaksin si një “vend parkimi”, ku të lerë fëmijën për orë të tëra. Ajo është shumë e nevojshme në rastet kur nëna është duke bërë një punë të caktuar, për ta lënë fëmijën të dremisë për pak çaste, apo për ta lënë fëmijën të luajë pak, ndërsa nëna nuk mund ta mbajë në krah.
Gjatë muajve të parë këshillohet që të vendoset në të një jastëk i vogël për të ngritur nivelin, sidomos nëse fëmija është shumë i vogël. Shtylla kurrizore e fëmijës duhet të pozicionohet mirë duke qënë në pozicion gjysëm-shtrirë.
“Relaksi më ka ndihmuar shumë të rris fëmijët e mi të cilët janë binjakë. Falë saj unë kisha mundësi të lëkundja të dy njëkohësisht dhe në këtë mënyrë ata mund të flinin të dy njëkohësisht edhe pse nuk kishin mbushur as 6 muaj”, shprehet një nënë e cila rekomandon që të gjitha nënat ta blejnë një të tillë duke qënë se do t’ju vijë shumë në ndihmë.
Ekzistojnë edhe disa tipe relaksi me bazë të madhe hekuri të madhe e cila mund të përdoret edhe nëse do të jeni duke kaluar një ditë të bukur në plazh. Shumë e domosdoshme nëse nëna ka dy fëmijë!
Nëse struktura e saj është e lehtë dhe fëmija është pak muajsh ajo mund të kthehet në një lëkundëse të vërtetë duke qënë se ai lëviz dhe ajo lëkundet prej tyre.
Kur mund të fillojmë ta përdorim atë?
Relaksi nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin e fëmijës, dhe e vetmja gjë që ju duhet të bëni është të zgjidhni një produkt të sigurt. Relaksi duhet të sigurojë një mbështetje të mirë të trupit të fëmijës, dhe kryesisht të shtyllës kurrizore (përfshirë edhe qafën). Kjo pajisje mund të përdoret që në javët e para të lindjes, duke përdorur edhe një rregullues në varësi të përmasave të trupit të fëmijës (në rast se fëmija është shumë i vogël). Pozicioni gjysëm-shtrirë i lejon fëmijës të shikojë rreth e rrotull, mundësi të cilën karroca apo krevati nuk ja krijojnë.
Duke filluar nga muaji i 5-6 duhet të ndalohet përdorimi i saj pasi fëmija leviz në mënyrë më energjike dhe kjo pajisje nuk është më e sigurt. Nëse dëshironi të përdorni një pajisje të tillë edhe pas muajit të 6-të duhet të bleni atë që është e përshtatshme për këtë moshë, e cila mund të përdoret deri në moshën 1 vjeçare.
Artikuj te ngjashem:
Sexholinoja e makines
Cili eshte marsupi i duhur?
Cfare sendesh duhet te blejme per femijen?
5 arsye per te mos blere nje karroce set (trio)
Si te zgjedhim ngrohesin e biberonave?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X